| Ferid Agani | |
|
Biografi e shkurtër: Prof. Ferid Agani Dr. Sci. neuropsikiatër; i martuar, baba i dy fëmijëve. Profesor në Universitetin Clemson, SHBA. Themelues dhe Kryetar i Partisë së Drejtësisë. Deputet i Kuvendit të Kosovës në mandatin e dytë. Udhëheqës i reformës së shërbimeve të shëndetit mendor pas luftës. Fitues i çmimit “Max Haymann” të Asociacionit Amerikan të Orthopsikiatrisë për vitin 2005. Kryetar i asociacionit mbarëkombëtar të psikiatërve “Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare”. Anëtar i Asociacionit Europian të Psikiatrisë, Akademisë Amerikane për Terapi Familjare, dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Stresit Traumatik. Autor i pesëmbëdhjet publikimeve shkencore me indeks ndërkombëtar dhe prezentues në tridhjetenjë tubime ndërkombëtare, profesionale dhe shkencore. |

