Kapsllëku Kosovar - Raporti 2011

 

Arianit Sllamniku

Raporti i cili në detaje nxjerr realitetin e shtetit dhe funksionimin e tij e bazon gjithmonë në tri kriteret bazë të nxjerra në vitin 1993, në Kopenhagë, atë politik, ekonomik dhe juridik, por edhe ai i fundit i cili barazvlerëson fqinjësinë e mirë.

Pra, së pari për Kosovën është një e arritur e madhe se raportet e progresit të BE-së nxirren për shtetet sovrane, të cilat njihen ndërkombëtarisht dhe aspirojnë integrimin e plotë në BE, por që për Kosovën raportet e progresit kanë filluar të shkruhen ndaras që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, kur thuhej se edhe Kosova ka perspektivë evropiane.

Prandaj, raporti si skaner real i arrtishmërisë apo edhe pjekurisë së një shteti, i gatshëm për hapin e radhës drejt integrimit te plotë, për dallim nga raportet pararendëse, ky i fundit ka edhe një element tjetër ekskluzivisht për Kosovën; një gjuhë politike të përdorur në Raport e që më herët nuk ka ndodhur të ketë, apo edhe me nuanca shumë të vogla të të shprehurit politik në të.

Shkëputjet kryesore dhe analiza më e qartë vjen në vijim të rreshtave, ku për bazë janë marrë kriteret kryesore:

Kriteri politik

 

Baza kryesore e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është hijezuar nga procesi zgjedhor i tetorit të vitit 2010, ku përmendet abuzimi gjatë procesit zgjedhor, ripërsëritja gjegjësisht rivotimi dhe rinumërimi i disa qendrave të votimit, të cilat kanë shkaktuar një prolongim të stërzgjatur të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Por nga i tërë procesi, 502 personat e akuzuar për dyshim të abuzimit me procesin e zgjedhjeve parlamentare në vend, vetëm për 18 persona abuzues të zgjedhjeve gjegjësisht abuzues të vullnetit të lirë qytetar, është marrë vendim gjyqësor tejet i butë siç thuhet në raport, që do të thotë se 484 persona të dyshuar për abuzim të votës së lirë janë lënë në liri nga gjyqësori kosovar.

Nga këto zgjedhje të dyshuara në Raport është nxjerrë qeveria e re dhe kabineti qeveritar, i cili thuhet se është i madh për nga numri i përfaqësuesve qeveritarë. Ndërsa për sa i përket funksionalitetit qeveritar, si shembulli më i mirë përmendet qartë edhe mosprezenca e kryeministrit në të gjitha mbledhjet parlamentare, ku debatohet për punën e qeverisë, ndërsa për të arriturat konstruktive dhe kruciale në parlament janë dy vendime të marra gjegjësisht rezoluta, ajo e dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe në muajin prill ajo e integrimeve evropiane.

Por përveç planit strategjik 2012-2014, i cili është ende në përpunim e sipër, parlamenti nuk ka marrë të adoptojë apo në miratim asnjë ligj të ri në mandatin e tanishëm, thuhet në raport dhe që i bie se edhe vetë parlamenti i Kosovës është i përgjumur në këtë drejtim, por kritikohet edhe vetë një platformë, e cila e nuk e bën të mundur komunikimin e parlamentit me shoqërinë civile në vend.

Në fund të Raportit për sa i përket kriterit politik, bie në vesh dy herë fjalia mashtrim elektoral, ku në vazhdim propozon formë më të thjeshtë, më transparente të zgjedhjeve dhe hulumtim të mirëfilltë për abuzuesit e tyre.

Ndërsa përfundimi i Raportit, për parlamentin ka nxjerrë një pasqyrë më të vrazhdë se ai i kaluari për sa i përket fleksibilitetit, funksionimit dhe atraktivitetit të tij në relacion me prioritetin e integrimeve evropiane.

Kriteri juridik

Ndërsa si të arritura ceken edhe fusha legjislative në ngritjen e institucioneve legjislative si dhe adoptimi i ligjeve civile, si ai i mbrojtjes së dëshmitarëve, përgjegjësinë penale të personave juridikë për veprat penale, Ligjin mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në aspektin kriminal, ekstradimi dhe transferimi i personave të dënuar si dhe Ligji mbi Odën speciale të Gjykatës Supreme, i cili u miratua në fund të muajit gusht të vitit 2011.

Por, të arriturat e fundit tregojnë një ngritje të shpenzimeve tek institucionet ligjvënëse nga viti 2010 në vitin 2011, prej 0.34% të bruto-produktit vendor.

Përkundër sistemit të dobët juridik i cili përmendet në disa pjesë të Raportit, tregon një gjuhë politike dhe optimiste për sa i përket inkurajimit që të punohet edhe më intensivisht në këtë drejtim, me qëllim të forcimit të institucioneve ligjvënëse në vend, institucione të cilat konsiderohen si fazë nismëtare për një sistem më të fortë legjislativ me një transparencë më të madhe në të ardhmen.

Administrata publike

Gjatë 12 muajve nuk është treguar edhe aq e reformuar siç ishte paraqitur në publik, përkundër disa ligjeve të cilat janë adoptuar në favor të saj e që ka qenë dashur të japin rezultat në reformimin e saj.

Në përfundim të saj thuhet se administrata publike duhet të depolitizohet për të qenë më afër integrimeve evropiane, duke e bërë të mundur që institucionet e pavarura siç është Ombudspersoni, të kryejnë punët të pavarur, por kjo në gjuhën tonë të përditshme i bie që rreth 90% e administratës shtetërore-publike duhet të ndërrohet për vetë faktin se ajo formë e punësimit vazhdon ende në të gjithë sektorët e jetës administrative në Kosovë.

Politikat antikorrupsion

Disa nga hapat e ndërmarrë kohëve të fundit kanë shënuar një fillim për sa u përket rasteve të korrupsionit në vend, por legjislacioni i plotë ende mungon e që do të duhej të kompletohej në tërësi me një punë proaktive në këtë drejtim, me qëllim të forcimit të ligjit, ligj i cili do të parandalojë dukurinë më të shtrirë dhe më brengosëse në institucionet vendore për sa i përket BE-së.

Kriteri ekonomik

Jostabiliteti politik i cili solli edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e ka determinuar edhe miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Determinimi i marrëveshjeve me SDR, Marreveshjen Stand-By, si dhe IMF ka bërë që ngritja e pagave të punëtorëve administrativë të ketë edhe një ngritje të shqetësimit tek institucionet relevante.

Do të duhej të merren parasysh strategjitë ekonomike kredibile edhe dizajnimet koherente të politikave ekonomike në strukturimin e reformave publike, të cilat do të jepnin një pasqyrë tjetër ekonomisë vendore.

Ndërsa për sa i përket sektorit makroekonomik, Kosova identifikohet si një shtet me një ngritje të brishtë në këtë fushë, por inflacioni në Kosovë arrin ngritje si për shembull: muaji mars i vitit 2010 ka gjetur inflacionin me 3.5% ndërsa të njëjtin muaj në vitin 2011 inflacioni ka arritur deri në 10.8%.

Çmimet e konsumit të gjerë në përgjithësi kanë pësuar një ngritje prej 3.5%, energjia edhe stabilimetet energjetike me 0.9% ngritje, ndërsa baza e inflacionit duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë kanë ngritje prej 1.6%.

Për dallim nga viti 2010, ku papunësia ka qenë 45,4%, Raporti jep shifra tjera për vitin 2011, ku thotë se papunësia në bazë të numrit të punëkërkuesve ka arritur shifrat e 60% të papunëve në vendin tonë, që quhet Kosovë.

Matja e suksesit të një shteti në periudhën 12-muajshe, për Kosovën tonë të dashur tregon se në disa fusha kemi ecje të ngadaltë përpara por në sektorët bazë të zhvillimit të shtetit demokratik, ekonomik dhe legjislativ kemi ngecje signifikante dhe te shqetësuar për institucionet evropiane në të cilat tentojmë të jemi pjesë e tyre.

Prandaj, kapsllëku institucional na bën që të mos zhvillohemi në atë masë sa të jemi kredibilë për të ecur drejt integrimeve, ku sot shtetet e rajonit ecin me hapa përpara duke na lënë si shtet inferior në atë se çfarë shkruajnë dhe raportojnë institucionet ndërkombëtare për ne.

Duke pasur parasysh se realiteti kosovar erdhi me Raportin e Progresit, duhet ta kuptojmë qartë dhe një herë e mirë se ky Raport është udhërrëfyesi ynë për ecjen përpara drejt shtëpisë së madhe dhe shteteve të avancuara në të gjithë sektorët e jetës, ndërsa ta shfrytëzojmë si rast dhe të marrim për obligim direktivat që janë të shkruara, të fillojmë punën për përmirësimin e gjendjes në tri fushat kryesore politike, legjislative dhe ekonomike të shtetit, me qëllim që Raporti i vitit 2012, të jetë një kthesë pozitive dhe optimiste edhe për shtetet anëtare, të cilat nesër do të votojnë unanimisht për pranimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.

 

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.