Liberalizimi vs. anëtarësimi!?

 

Arianit Sllamniku

Për vetë faktin se në vitin 2003, u mbajt Samiti i Selanikut, me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së por edhe të Evropës Juglindore dhe me praninë e përfaqesuesit të UNMIK-ut, në cilësinë e administrimit ndërkombëtar si dhe të z. Bajram Rexhepi, në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë së atëhershme kosovare, deklarativisht u tha, citoj: “Perspektiva e Evropës Juglindore është në Bashkimin Evropian”, pjesë të së cilës janë shumë shtete si dhe në mesin e tyre edhe Kosova, e sidomos me vetë prezencën e saj në atë samit.

Por, përkundër saj se Kosova, si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe e asaj te Europës Juglindore, në krahasim me shtetet e rajonit është bërë shumë pak në drejtim të avancimit dhe progresit të vlerave evropiane që nga ajo ditë, në drejtim të plotësimit të kritereve të parashtruara për përafrim dhe integrim me BE-në.

Që nga ajo kohë edhe Raportet e Progresit bëhen ndaras për Kosovën, e që është një sinjal i qartë drejt integrimit dhe njohjes se saj si territor sovran dhe i pavarur, i cili raport për çdo vit na informon për gjendjen e Kosovës në të gjitha fushat, në bazë të kritereve të parashtruara për plotesim para anëtarësimit. Por, tragjikomedia qëndron në vetë institucionet qeveritare, të cilat udhëhiqen nga persona pak të njohur në këtë drejtim dhe që në vend se të merren me eleminimin e zbrastësirave apo edhe defekteve që i ka paraqitur Raporti i Progresit, ato sillen sikur BE do të duhej t’i eliminojë këto ngecje te ne, apo edhe vetë BE-ja nuk mund të bëjë asgjë pa ne, dhe në një kohë do të na pranojë me të drejta të plota ashtu siç jemi!

Për shembull, kërkesa për udhërrëfyes për liberalizim të vizave nuk ka të bëjë me integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në BE, dhe në të njëjtën kohë gjatë kërkesës për liberalizim, deklarohet se jemi afër integrimeve të plota në BE dhe NATO, e që është krejtësisht joserioze perceptimi i të qenit i lirë në lëvizje dhe të qenit pjesë e plotë e BE-ë me vlerat e saj si demokratizimi, sistemi politik, funksionimi i plotë i rendit dhe ligjit, si dhe qasja pa barriera në kontestin ekonomik, ku qasja në një treg me mbi gjysmë miliardi banorë do të thotë shumë për Kosovën e sidomos në këtë situatë ekonomike në të cilën gjendet Kosova.

Prandaj, Raporti i Progresit është një dokument analitik me direktiva të qarta nga Komisioni Europian, i cili do të duhej të merrej më seriozisht edhe në terren nga niveli qendror gjegjësisht qeveria por edhe niveli lokal e që janë komunat, me qëllim që në mënyrë të qartë të identifi kohen të metat në të gjitha nivelet dhe të eliminohen ato me qëllim që Raporti i ardhshëm të na gjejë më komod sa u përket kërkesave tona të ardhshme BE-së.

Edhe kërkesa e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave po të merrej, nuk është ndonjë dokument me të cilin Ministria në fjalë apo edhe vetë kryeministri do të duhet të mburreshin me të sikur të ketë ndodhur ndonjë mrekulli me vetë kosovarët e varfër, por është dokumenti i cili vetëm se qartëson rrugën për ata që nuk njohin atë. Bile bile, do të ishte turp për ta kërkuar udhërrëfyesin pa i përmbushur obligimet tona si shtet, sepse elementet e shumta janë të koncentruara në Raport të Progresit e të njejtat i kanë plotësuar edhe shtetet fqinje, e që e gëzojne këtë të drëjtë për të lëvizur lirshëm nëpër shtetet anëtare të BE-se, kritere për liberalizim të cilat shtete i kanë përmbushur e që disa nga ato janë: menaxhimi i integruar i kufijve, digjitalizmi i të dhënave, regjistrimi i popullsisë etj.

Por, procesi i integrimit është po aq larg sa edhe retorika qeveritare që thotë se jemi afër BEse, retorikë e cila do të duhej të orijentohej me punë në terren në aplikimin të drejtës europiane, e cila bazohet edhe në të drejtat ndërkombëtare. Sa për çudi edhe elita politike bashkë me akterët tjerë sillen thua se çështja e liberalizimit është procesi i fundit para anëtarësimit të Kosovës në BE, sepse në këtë gjendje dhe situatë nëë cilën ndodhemi, vetë kriteri i katërt i Kopenhagës, i marrë në vitin 1993 nga shtetet anëtare për shtetet të cilat synojne anëtarësimin në BE, e që është kriteri Absorbues, vetë BE nuk ka kapacitet apo edhe nuk është në gjendje të absorbojë problemet me të cilat preokupohet Kosova dhe rajoni, t’i inkorporojë në gjirin e saj si probleme të veta, e sidomos kohëve të fundit me destabilizimin ekonomik dhe financiar të disa shteteve anëtare siç është Greqia, Spanja, Irlanda, por që ato probleme do të duhej të zgjidhen para së të jenë pjesë e BE-së.

Përzierja e agjendës së integrimeve me atë të liberalizimit dëshmon edhe një herë lidershipin e mangët sa u përket integrimeve si dhe vetë procesin integrues përkundër administratës së stërngarkuar me personel në njërën anë dhe joseriozitetit për progres në terren në anën tjetër, pasqyra politike e lidershipit tonë para atyre evropianë të percjella me deklarata pompoze, ndërsa më e keqja është vetpërcaktimi i datave të marrjes së atij apo këtij dokumenti apo edhe devijimin e vërejtjeve dhe sygjerimeve evropiane para masës, e cila nuk është edhe aq pa dije në këtë kontest.

Prandaj, përderisa nuk jemi në gjendje që t’i defi nojmë agjendat dhe synimet për vetë faktin se në vitin 2003 u mbajt Samiti i Selanikut, me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së por edhe të Evropës Juglindore edhe me praninë e përfaqësuesit të UNMIK-ut, në cilesinë e administrimit ndëkombëtar si dhe të z. Bajram Rexhepi, si përfaqësues, qartë se çfarë dëshirojmë të arrijmë, së bashku me një lidership të përgjegjshëm dhe profesional në fusha të caktuara, neve e kemi të vështirë që të jemi të suksesshëm përkundër ndihmës së madhe dhe asistencës, e cila na ofrohet nga struktura të ndyshme të BE-se por edhe individualisht të shteteve anëtare në këtë rast.

 

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.