| Nuk ka Islam evropian as…por evropian musliman ka | |
|
prof.Feti Mehdiu
Ky “xhevahir” viteve të fundit është dëgjuar disa here, por plasimi i kësaj teorie në media elektronike përpara personave që përfaqësojnë parinë islame, sa di unë, bëhet për herë të parë në emisionin Jeta në Kosovë- ku trajtohej tema Islami te shqiptarët, në RTK, me 8 dhjetor 2006, pas orës 20. Kjo më shtyri të shpreh mendimin tim lidhur me disa mendime të paqëndrueshme që u shprehën me atë rast nga musafirët në studio. Fillimisht përgëzoj RTK, dhe autoren e emisionit për hapjen e kësaj dritarje shumë të rëndësishme perms së cilës duhet ndriçuar shumë çështje me interes për opinionin shqiptarë. Për fat të keq këtë nuk mund ta them për pjesëmarrësit, duke përjashtuar atë pa titull, as hoxhë as gazetarë, nga se ata, gati të gjithë, dolën nga tema dhe u hodhën nëpër Evropë, dolën nëpër botë, dolën nga Islami e u futën nëpër këthina ideologjike, madje të ngjyrosura edhe me ca farmak politik dhe nuk thanë gati asgjë për temën bosht. Megjithatë nuk mund të thuhet se shikuesit e kanë humbur kohën kot. Shiquesit, besoj, e kanë pare se temat e tilla janë shumë me interes të diskutohen në nivele të ndryshme por gjithashtu ata kanë mbetë të zhgënjyer nga përgatitja e pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit nuk e dallonin fenë islame nga kultura islame dhe as nga ideologjitë, e as nga religjionet e ndryshme. Madje, sipas venerimit tim, aty më shumë u plasua ideologjia vehabiste dhe marksiste se sa që u fol për temën bosht: Islamin te shqiptarët. “Xhevahirët “e paqëndrueshëm janë se kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një kod laik, se feja është një opium që u duhet njerëzve të smurë apo njerëz që kalojnë faza krize, si nëpër luftëra, apo kriza psikike – dhe këtë e konfirmuan në një far dore edhe sociologu edhe hoxha – dhe sipas atyre del se një milliard e gjysmë musliam janë popull i tarumatizuar dhe i janë mbështet fesë për të gjetë shpëtim a ngushllim… Aty doli se dera për reforma në Islam është e hapur; Islami mund të jetë edhe evropian; musliam janë vetëm këta të shekullit 18 e këndej , më shkurt vehabit, duke manipuluar me termat musliman sezonal e musliman të mirëfilltë, musliam arabë, etj., dhe askujt nuk i shkoi mendja se po merrë mbi vehte barrë të cilën nuk ka mundësi ta akceptojë e lëre më ata bartë. Insistonin të vejnë kandarin e të masin kush sa është musliman, një çështje e cila nuk është në dorë të njeriut, sepse as njeriun e as fenë islame nuk e ka krijuar njeriu dhe sipas kësaj vetëm ai që i ka krijuar mund t` i vlerësojë se çfarë raporti kanë këto dy njëri ndaj tjetrit. Humbën kohë, kush më shumë e kush më pak, duke u përpjekur të tregojnë se çka kanë parë dhe se kanë kulture të përgjithshme, pa e bërë fare dallimin ndërmjet fesë dhe religjionit dhe duke u marrë me raste të vetmuara e duke lënë anash temën bosht dhe diskutimin parimor lidhur me Islamin te shqiptarët. Me atë rast vetëm kalimthi u tha se duhet të reformohen muslimanët e jo feja Islame. E pikërisht kjo ishte boshti i bisedës. Me një dozë bukur të madhe të diletantizmit u përpoqën të shiten si teoricient edhe për çështjet Islame, madje edhe më shumë se kaq, për çështje të feve. E futën edhe imixhin islam të shqiptarëve në radhë, por kurrsesi nuk arritën ta bluajnë, sepse për çdo blojë duhet cokatje e veçant e gurit
|
