UNIFORMA DHE NORMA....

 

prof.Feti Mehdiu

Këto kanë dallim shumë të madh dhe mendoj se është obligim i dorës parë për institucionet përgjegjëse të Kosovës, si drejtoritë e shkollave, gjykatat, Kuvendet Komunale, deri te Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e më lart, që të merren aeriozisht me këtë çështje. Për ndryshe kështu si kanë filluar të veprojnë, me prëjashtimin e nxënëseve të fesë islame për shkak të mbulesës, me nxjerrje të rregulloreve të ndryshme, sidomos për mbulesën e femrës, do të arrijnë në vitet e 50 të shekullit të kaluar kur Komunizmi bënte luftë kundër mbulesës së femrës shqiptare me qëllim të caktuar.

Këtë herë do të ndalemi te një pyetje thelbësore për këtë moment dhe këto veprime.

Do ta rikujtoj Udhëzimin administrativ, nr 7/2009, neni 4, pika 13, ku thuhet: “ndalohet bartja e uniformës fetare” dhe tash pyetja është: A e kuptojnë subjektet e përmendur çfarë është UNIFORMË dhe çka është NORMË? Nëse e kuptojnë nuk duhet të veprojnë ashtu siç kanë vepruar qe disa herë nëpër shkollat e Kosovës. Në kohë të fundit edhe nëpër Kuvendet Komunale zhvillohen debate jasht kompetencës së tyre duke harruar parimin elementar sipas të cilit dihet se një dokumnet mund ta ndryshojë vetëm ai që e ka lëshuar atë dokument. Të tjerët nuk kanë të drejtë t ua ndalojnë atyre që duan ta respektojnë. Nëse nuk e kuptojnë le të kërkojnë ndihmë, por nëse shtihen se nuk e kuptojnë, atëherë le të hapin “fajllin” e ndërgjegjes së tyre të shohin se ku po i shpie veprimi që bëjnë.

Urtia e popullit tonë thotë “ Ku s ka pula mos bën ish”! Është i qartë udhëzimi administrativ! “Ndalohet bartja e uniformës fetare” Por drejtorët, apo të tjerët nuk dinë të bëjnë dallimin ndërmjet uniformës fetare dhe normës fetare. Për normën fetare që i referohet mbulesës së femrës islame dhe dëshiron të jetë korrekte ndaj normave – jo të uniformave - të fesë së vet si edhe traditës kombëtare shqiptare, nuk i përket gjykatës të caktojë norma. Ajo duhet të mbrojë të drejtën edhe lirinë e indivit, të cilit i shkilet e drejta dhe liria e garantuar me ligje të vendit dhe konventa ndërkombëtare. Këtu nuk ka asgjë të paqartë për ata që mendojnë kthjelltë dhe veprojnë në suaza të kompetencave të veta. Këtu nuk ka problem real. Por ata që akoma vuajnë prej ngarkesave ideologjike të së kaluarës dhe u duket se me dy gram pushtet mund të sillen edhe kundër atyre që ua kanë dhënë atë pushtet, kundër lirive e të drejtave të qytetarëve të Kosovës vetëm për të përmbushur e për të kënaqur oreksin e mykur ideologjik duhet të bëjnë një rivlersim të sjelljeve dhe kompetencave të tyre. Duhet mësuar të mendojnë më qartë se normat fetare nuk i përpilojnë strukturat shoqërore e as shtetërore, kurse uniformat po. Për uniforma u muar vesh, kush do të marrë vesh.

Ndërkaq sa për normat e mbulesës së femrës të gjithë ata që mendojnë të futen në këtë fushë duhet të kenë parasyshë se për këtë në Islam kandari kryesor është Kur`ai dhe hadithi. Edhe Tevrati e Ingjili, për ata që u takojnë atyre feve, e rregullon këtë çështje ashtu si i ka hije etikës njerëzore. Këto janë themel i normës, kurse shteti me mekanizmat e veta duhet që qytetarëve të vet t`u siguroj zhvillim të lirë e normal në të gjitha nivelet, individuale, institucionale, private, publike etj., dhe me mekanizmat përkatës duhet të mbikqyrë se kush po i keqpërdor normat, kush manipulon me uniformat, dhe kush po luan me udhëzimetadministrative, në dëm të femrës shqiptare të përkatsisë fetare islame dhe në dëm të emancipimit të bijave të këtij populli dhe nëna të ardhshme, pa shkollimin e të cilave nuk ka ardhmëri Kosova.

 

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.