| Nuk vlerësohet shamia dhe çështja e saj nga të dhënat e internetit, por nga librat e shkencës së mirëfilltë | |
|
Bernard Tahirbegolli
Për arësye të karakterit të saj dhe pronësisë që është në duart e femrës paraqet në vetvehte elementin më të rëndësishëm e që është liria për të zgjedhur se çfarë dëshironë të vesh. Rrobat përveqse mbulojnë trupin ato paraqesin personalitetin e individit, karakterin e tij, shijen, tregon statusin social, etj. “Qëllimi i fundit i të gjitha të drejtave të njeriut është zhvillimi i plotë dhe i lirë i çdo personaliteti në kushte të barazisë.” E në bazë të kësaj shoqëria civile duhet të jetë e hapur dhe fluide dhe t’i integrojë të gjithë personat, duke përfshirë edhe pakicat kombëtare edhe personat me aftësi të kufizuara, e të mos flasim për femrat! “Çdo njeri gëzon të drejten e arsimimit”, dhe prapë edhe këtu nuk do të duhej të bëhet fjalë për të drejtat e vajzave për shkollim, ngase kjo do të reflektonte një çështje tjetër dhe do të sillte deri tek diskutimi i shekujve të kaluar se “femra a është njeri apo jo”! Çka do të thotë për një femijë të shkollohet:
“Do të thotë të ketë mundësi të mësoj më shumë, të zhvilloj aftësitë dhe talentet, të bëj dhe mbaj miq, të ketë më shumë besim në vetvete, të shmang përfshirjen në krime, të ketë një zgjedhje më të madhe për punë kur të vijë koha për punë, të mos jetë barë e shoqërisë por promotor i ndryshimeve pozitive në shoqëri...etj”
Është shumë absurde që njerëz të ndryshëm të marrin kompetenca dhe guxim që të flasin për çështje të cilat dijetarë dhe akademik të çështjeve përkatëse kanë dhënë sqarime të sakta dhe koplete. Si guxon që një pseudoreliogjioz të flasë për shaminë e të sjellë konkludime për të? Si guxon që një deputet- përfaqësues i popullit të flasë për shaminë e ta kundërshtoj atë? Si guxon një qytetarë që vetit i thotë intelektual e të kundërshtoj shkollimin e qytetarëve të tjerë? A nuk e dinë ata që liria e tyre përfundon aty ku fillon liria e të tjerëve.! Çfarë paradoksi: Përderisa vendet tjera preokupohen me problemin e mos shkollimit dhe braktisjes së shkollës tek ne përfaqësuesit legjitim të popullit i ndalojnë nxënëset nga shkolla!. Përderisa vendet tjera bëjnë politika për të i rikthyer në shkolla ata që e braktisin, tek ne pushtetarët nxjerin udhëzime administrative dhe i largojnë nxënëset nga shkolla!. Ndërsa në anën tjetër shpenzohet buxheti i Kosovës për plane dhe strategji të ndryshme, në Kosovë po ashtu po bëhen përpjekje në disa carqe që të krijohen kushtet për gjithëpërfshirje të fëmijëve në arsimin e obligueshëm. “Strategjia e zhvillimit të arsimit parauniversitar në Kosovë ka definuar një objektivë strategjike për gjithëpërfshirje, barazi dhe respektim të diversitetit në arsim.” Kjo objektivë është konkretizuar me një masë e cila ka të bëjë me hartimin e politikave që sigurojnë përfshirje të plotë të fëmijëve në sistemin e arsimit. Në anën tjetër po bëhen përpjekje përmes projekteve të ndryshme që të trajtohet problemi i braktisjes së shkollimit, sidomos nga nxënësit që vijnë prej grupeve të rrezikuara (të varfrit, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët nga grupet minoritare, vajzat, fëmijët që punojnë, etj). Në këtë kuadër vlen të përmenden intervenimet e financuara nga Banka Botërore, UNICEF?i dhe CRS në drejtim të parandalimit të braktisjes së shkollimit. Në vitin 2005 MAShT?i ka hartuar doracakun “Të gjithë në shkollë”, I cili përmban udhëzime praktike për parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit të nxënësve në shkollë. Në vitin 2007 është hartuar doracaku i cili trajton çështjet e parandalimit të braktisjes për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.(KEC- Qendra për arsim e Kosovës) Ndoshta si duket ata që flasin kundër shamisë i kanë informatat e freskëta nga interneti, se nuk po kanë kohë të lexojnë libra shkencorë dhe të u referohen atyre! Interneti përmes ëebsiteve të ndryshme këto ditë ofron shumë informata dhe saktësia e tyre duhet të konsiderohet me mendje të shëndoshë dhe libra shkencorë. Një sqarim i vogël rreth shamisë për opinionin e gjerë, por duke mos u thelluar shumë në elaborimin e çështjes së saj dua t’i parashtroj edhe dy pyetje: Sa prej atyre që e marrin guximin të flain kundër shamisë dhe edukimit të vajzave me shami në shkollat publike e kanë marrë guximin që të pyesin të diturit për cështjen dhe dispozitën e shamisë në Islam? Se prej atyre që e marrin guximin të flain kundër shamisë dhe edukimit të vajzave me shami në shkollat publike e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe kanë kërkuar sqarim për dispozitën e shamisë në islam? Nëse dikujt i intereson numëri atëherë le të u drejtohen zyrtarëve të BIK-ut dhe le t’i pyesin sa kush i ka vizituar për t’i pyetur për këtë çështje. Çështja e shamisë rrjedh nga libri i përsosur Kur’ani famëlartë, fjala e Zotit Fuqiplotë dhe atë në disa versete të Kur’anit, ja disa nga këto versete që flasin për çështjen e hixhabit apo mbulesës: · E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkoni pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre."(El Ahzab 23) · "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. "(El Araf 26) · "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (El Ahzab 59) · "… le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve meshkuj të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra)… (En Nurë 30-31) Nëse krejt ato fjalë të atyre që i prononcuan rreth shamisë së femrës muslimane i konsiderojmë si të pamatura dhe të pa diturisë dhe ata që folën rreth kësaj pendohen për fjalët e tyre publikisht atëhere na mbetet që ta mendojmë se a to të ua falim atyre këtë padrejtësi dhe dhunim të të drejtave të njeritu. Por nëse në anën tjetër nuk ndjejnë keqardhje atëherë nuk do të duhej më as edhe një moment të tolerohen ngase tash e tutje çështja është e hapur dhe çdokush e dinë rrugën kah duhet të ia mbajë! Çka t’i themi atyre që deklarohen se janë musliman dhe e kundërshtojnë shaminë? Ja u themi se: "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (El Ahzab 36) Pra ju themi atë që e thotë mendja e shëndoshë: se ata që i kundërshtojnë urdhërat e Islamit nuk nuk punojnë në favor të interesave të muslimanëve dhe muslimanët nuk do të duhej t’i përkrahin ata që punojnë kundër interesave të tyre. Ndërsa në aspektin e zhvillimit dhe shtetndërtimit u themi që nuk jeni për mashallah ngase në vend që ta fusni në shkollë një të re ju po e largoni nga shkolla, në vend që të krijoni një punore ju po krijoni parazitë, në vend që të krijoni intelektuale ju po krijoni amvise, në vend që të krijoni edukatore të fëmijëve ju po krijoni pastruese, në vend që të krijoni konkurente të tregut botëror ju po shtoni barrë për buxhetin e shtetit! Ndaluni dhe meditoni mirë për këtë çfarë po promovoni dhe cfarë po mendoni, sepse nuk shtyhet shtetit perpara pa njerez të shkolluar dhe kuadro të mirëkrijuara. |
