prof. Feti Mehdiu
Koha e tranzicionit edhe në Kosovë ka hap derën e shqyrtimit të rikthimit të edukatës fetare në shkollat publike të Kosovës, ashtu siç ka qenë ka qenë deri në vitin 1948, kur është hequr nga programet shkollore nën trysninë e ideologjisë marksiste.
Nisiativën për rikthim të kësaj lënde e kanë ndërmarrë subjekte fetare, bashkë me ato shoqërore-politike dhe është trajtuar publikisht dhe gjysëmpublikisht pas vitit 1990, që kjo lëndë të gjejë vendin e merituar në programet edukative-arsimore të sistemit shkollor në Kosovë, sipas modelit të shumë vendeve të Bashkimit Evropian.
Tani më kjo çështje është pjekur dhe ka arritë në Parlamentin e Kosovës dhe pritet që Ligji për arsimin parauniversitar të amendamentohet sipas propozimit të KKR-ës, i përkrahur edhe nga disa grupe parlamentare, dhe të inkorporohet në dokumentet përkatëse të legjislativit. Siç shihet nga Gazeta (KD, ) paragrafi i ri i nenit të tretë ka përmbajtjen si vijo:
“Institucionet shkollore, publike dhe private i japin rëndësi të veçantë komponentit edukativ të procesit mësimor nëpërmjet zbatimit të lëndës edukata fetare, si lëndë fakultative (joobligative) në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira të shteteve të Bashkimit Evropian”
Me jetësimin e këtij neni të amendamentuar që është përkrahur në Komisionin për arsim në Parlamentin e Kosovës, sigurohen parakushtet që rinia e Kosovës të pajiset me edukatë të shëndoshë që do ta ndihmojë atë mos bie pre e imitimit të antivlerave që i prezentohen sot, dhe e shpëton nga procesi i tjetërsimit të mëtejshëm kulturorë, fetarë e kombëtarë. Me këtë akt që pritet ta bëjë Parlamendi i Kosovës, brezave të ri u jepet shansi të zgjedhin një ofertë të re edukative arsimore të krijuar në pajtim me vlerat e identitetit tonë fetarë dhe kombëtarë të dëshmuar tradicionalisht gjatë disa shekujve, larg çdo ideologjije ekstreme e iluzore, e cila mund të bastadhojë vlerat e mirëfillta fetare tradicionale për këtë hapsirë. Kjo është mënyra më efikase e pengimit të manipulimit tinzarë me ndjenjat e fetare në shoqërinë tonë, si edhe ruajtja e traditës vendore historikisht për gjashtë shekuj me radhë.
Në këtë mënyrë rinia shkollore parauniversitare – periudhë kjo më e ndishme e jetës – mbrohet nga fryma të rrezikshme sektariste, të maskuara me plafin fetar a kulturor hedonist, që mund të sjellë koha dhe që mund të jenë katastrofale edhe për sovranitetin e Kosovës. Vetëm një rini e arsimuar dhe edukuar si duhet është garancë e sovranitetit të shtetit. Një edukim i tillë nuk mund të arrihet nëse edukata fetare, apo arsimimi fetar, nuk ecën brenda kornizave ligjore që i garanton dhe i zbaton shteti. Po qe se kjo u lihet në dorë subjektëve që veprojnë në baza vullnetare në Kosovë mund të gatuhet një gjellë që do ta helmojë rininë, e kjo do të thotë helmim i Kosovës si shtet i ri në ndërtim. Kjo arrihet me bashkëpunim të oraganeve kompetente shtetërore dhe subjekteve përgjegjëse për kultivimin e ndjenjave fetare.
Kosova ka fatin që ka mundësi t` u shmanget mangësive që e kanë përcjellë këtë çështje në vendet tjera të Bashkimit Evropian dhe të ndërtojë një sistem stabil të zbatimit të Edukatës fetare në shkollat publike dhe private. Kjo mund të arrihet në mbështetje të përvojës që kanë vendet e rajonit, sidomos Austrisë dhe të Kroacisë, dhe organet kompetente edukative-arsimore të Kosovës do të definojnë normat e realizimit të kësaj lënde me qëllim që rinisë së shtetit të ri të Kosovës, për të cilën bëhet e tërë kjo përpjekje, t` u sigurohet një e drejtë elementare sipas standardeve e konventave ndërkombëtare. Aq më tepër kur sipas një hulumtimi nga një magjistrant i sociologjisë me të rinjtë e Kosovës, rreth 90% janë shprehur për edukatën fetare në sistemin shkollor publik.
Është inkurajuese edhe shprehja e Ministrit të arsimit “... kjo do të jetë konform ligjit që do të bëhet nga Parlamenti i Kosovës dhe unë jam ekzekutivi që i zbatoj ato ligje”