Opinione
Kapsllëku Kosovar - Raporti 2011

 

Arianit Sllamniku

Raporti i cili në detaje nxjerr realitetin e shtetit dhe funksionimin e tij e bazon gjithmonë në tri kriteret bazë të nxjerra në vitin 1993, në Kopenhagë, atë politik, ekonomik dhe juridik, por edhe ai i fundit i cili barazvlerëson fqinjësinë e mirë.

Pra, së pari për Kosovën është një e arritur e madhe se raportet e progresit të BE-së nxirren për shtetet sovrane, të cilat njihen ndërkombëtarisht dhe aspirojnë integrimin e plotë në BE, por që për Kosovën raportet e progresit kanë filluar të shkruhen ndaras që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, kur thuhej se edhe Kosova ka perspektivë evropiane.

Prandaj, raporti si skaner real i arrtishmërisë apo edhe pjekurisë së një shteti, i gatshëm për hapin e radhës drejt integrimit te plotë, për dallim nga raportet pararendëse, ky i fundit ka edhe një element tjetër ekskluzivisht për Kosovën; një gjuhë politike të përdorur në Raport e që më herët nuk ka ndodhur të ketë, apo edhe me nuanca shumë të vogla të të shprehurit politik në të.

Shkëputjet kryesore dhe analiza më e qartë vjen në vijim të rreshtave, ku për bazë janë marrë kriteret kryesore:

Lexo ma...
 
KOSOVA = QIPRO 2?

 

Arianit Sllamniku

Ndër takimet dhe vizitat e shumta të liderëve qeveritarë të Kosovës në institucionet e BE-së por edhe të BE-së në Kosovë, është një lloj arsyetimi se agjenda e BE-së për Kosovën është e njejtë sikur që është për të gjitha shtetet në rajon.

Por rajoni sot është më i qetë se kurrë sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve përmes instrumentit Shengen, por edhe të shërbimeve dhe të mallrave në rajon përmes mekanizmit CEFTA.

Kosova në këtë rrafsh ka ngelur mbrapa për vetë faktin se avancimi i kritereve për lëvizje të lirë të këtyre sektorëve nuk kanë avancuar nga ana e insitucioneve kosovare, e jo siç në masë shihet sikur “BE-ja na e ka inat neve sepse jemi burra më të mirë se ata të rajonit, që janë pjesë e marrëveshjes”.

Lexo ma...
 
Liberalizimi vs. anëtarësimi!?

 

Arianit Sllamniku

Për vetë faktin se në vitin 2003, u mbajt Samiti i Selanikut, me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së por edhe të Evropës Juglindore dhe me praninë e përfaqesuesit të UNMIK-ut, në cilësinë e administrimit ndërkombëtar si dhe të z. Bajram Rexhepi, në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë së atëhershme kosovare, deklarativisht u tha, citoj: “Perspektiva e Evropës Juglindore është në Bashkimin Evropian”, pjesë të së cilës janë shumë shtete si dhe në mesin e tyre edhe Kosova, e sidomos me vetë prezencën e saj në atë samit.

Por, përkundër saj se Kosova, si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe e asaj te Europës Juglindore, në krahasim me shtetet e rajonit është bërë shumë pak në drejtim të avancimit dhe progresit të vlerave evropiane që nga ajo ditë, në drejtim të plotësimit të kritereve të parashtruara për përafrim dhe integrim me BE-në.

Lexo ma...
 
Nuk ka Islam evropian as…por evropian musliman ka

prof.Feti Mehdiu

 

Ky “xhevahir” viteve të fundit është dëgjuar disa here, por plasimi i kësaj teorie në media elektronike përpara personave që përfaqësojnë parinë islame, sa di unë, bëhet për herë të parë në emisionin Jeta në Kosovë- ku trajtohej tema Islami te shqiptarët, në RTK, me 8 dhjetor 2006, pas orës 20.

Kjo më shtyri të shpreh mendimin tim lidhur me disa mendime të paqëndrueshme që u shprehën me atë rast nga musafirët në studio. Fillimisht përgëzoj RTK, dhe autoren e emisionit për hapjen e kësaj dritarje shumë të rëndësishme perms së cilës duhet ndriçuar shumë çështje me interes për opinionin shqiptarë. Për fat të keq këtë nuk mund ta them për pjesëmarrësit, duke përjashtuar atë pa titull, as hoxhë as gazetarë, nga se ata, gati të gjithë, dolën nga tema dhe u hodhën nëpër Evropë, dolën nëpër botë, dolën nga Islami e u futën nëpër këthina ideologjike, madje të ngjyrosura edhe me ca farmak politik dhe nuk thanë gati asgjë për temën bosht.

Lexo ma...
 
UNIFORMA DHE NORMA....

 

prof.Feti Mehdiu

Këto kanë dallim shumë të madh dhe mendoj se është obligim i dorës parë për institucionet përgjegjëse të Kosovës, si drejtoritë e shkollave, gjykatat, Kuvendet Komunale, deri te Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e më lart, që të merren aeriozisht me këtë çështje. Për ndryshe kështu si kanë filluar të veprojnë, me prëjashtimin e nxënëseve të fesë islame për shkak të mbulesës, me nxjerrje të rregulloreve të ndryshme, sidomos për mbulesën e femrës, do të arrijnë në vitet e 50 të shekullit të kaluar kur Komunizmi bënte luftë kundër mbulesës së femrës shqiptare me qëllim të caktuar.

Këtë herë do të ndalemi te një pyetje thelbësore për këtë moment dhe këto veprime.

Lexo ma...
 


Faqe 1 nga 2

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.