15 Maj- Dita Ndërkombëtare e Familjes

Vizioni i Gruas dhe Vizioni Rinor i degës së PD-së në Gjakovë me rastin e kësaj dite të shënuar, duke u bazuar në gjendjen e vështirë ekonomiko-sociale që mbretëron në Kosovë e cila aktualisht ka normën më të ulët të ardhurave për kokë banori, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë dhe pozitën e palakmueshme të shumë familjeve në komunën e Gjakovës, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre jetojnë nën minimumin jetik, organizuan aktivitetin e radhës me karakter humanitar: “Për familje më të lumtura”.

Në kuadër të këtij aktiviteti u realizua shpërndarja e ndihmave humanitare, duke përfshirë ushqimet themelore, mjete higjienike – sanitare, dhe veshmbathje për 10 familje të komunës së Gjakovës, që jetojnë  në varfëri ekstreme.

Pra, synim kryesor i këtij aktiviteti ishte që me një ndihmë modeste t’ju lehtësohet sado pak gjendja e rëndë sociale familjeve në nevojë, duke pasur si qëllim krijimin e një atmosfere festive me rastin e kësaj dite, e cila shihet ndryshe edhe si dita kur prindërit dhe fëmijët duhet të ulen në tryeze për të ngrëne së bashku.

Me rastin e kësaj dite duke qenë të vetëdijshëm se ndryshimet që kanë ndodhur në jetën politike, sociale e ekonomike kanë ndikuar edhe në familjen e sotme kosovare, njëkohësisht duke e konsideruar familjen të shenjët, njësi themelore të shoqërisë dhe vetë faktin se familja e lumtur është themeli i shoqërisë me perspektivë, shpresojmë në formulimin e një strategjie të qartë në nivel të vendit dhe angazhimin e të gjithëve për zbutjen dhe zgjidhjen e problemeve që janë brengosëse, duke synuar kështu mirëqenien e qytetarëve dhe fuqizimin e familjes së shëndoshë, me theks të veçantë nga aspekti i vlerave të saja sociale, ekonomike, dhe morale.…

Poashtu duke shpresuar që ky aktivitet të mbetet tradicional, shprehim besimin se edhe në të ardhmen solidariteti i të gjithëve nuk do të mungojë, por do të vazhdojmë me aksionet humanitare për familjet në gjendje të rëndë sociale, në mënyrë që ndihma dhe përkrahja për të varfrit të jetë sa më e fuqishme, frytdhënëse apo dobiprurëse, pasi është vërtet obligim i yni që ti dalim në ndihmë nevojtarëve.

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.