Prev Next

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues

Me date 15.05.12 në zyret e Partisë së Drejtësisë u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues ku u bë analiza për zgjedhjet në Ferizaj dhe u diskutua për gjendjen organizative të degëve të Partisë. Në pikën e parë u dha një raport nga shefi i shtabit dhe shtabi lokal për aktivitetet dhe zhvilluara. Nga diskutantët u vlerësua pozitive pjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet në Ferizaj dhe u bënë thirrje që degët tjera të marrin mësim nga dega e Ferizajt dhe të jenë më të përgatitura për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Në vazhdim u diskutua rreth gjendjes së degëve të...

16 Maj 2012 Hits:66

Dega në Drenas mban Kuvendin Zgjedhor

Dega në Drenas mban Kuvendin Zgjedhor

Sot me datë 12.05.2012 u mbajt Kuvendi  i Degës së Partisë së Drejtësisë  në Drenas. Të pranishëm nga Kryesia e PD-së ishin: Kryetari i PD-së dhe Ministri i Shëndetësisë  Prof. Dr. sc.  Ferid  AGANI, Nënkryetari i PD-së  për Zhvillim dhe Zgjerim si dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës Jeton SVIRCA, akademik Feti MEHDIU - Anëtarë i Kryesisë së PD-së, Qeram TELQIU -  Nënkryetar i PD-së, Qemal HASANI – Anëtarë i Kryesisë së PD-së, Abdullah KLINAKU – Nënkryetar i PD-së si dhe Gazmend ADEMI – Sekretar i PD-së. Kuvendi filloj punën në kohen e paraparë, të pranishëm ishin 55 delegatë. Pasi u...

13 Maj 2012 Hits:81

Dega e PD-së në Gjakovë mban Turneun e Futbollit “Përvjetori i Krenarisë Kombëtare”

Dega e PD-së në Gjakovë mban Turneun e Futbollit “Përvjetori i Krenarisë Kombëtare”

Me qëllim që kremtimet kombëtare, si dhe aktivitetet e ndryshme të jenë edhe një rast gëzimi, uniteti, paqe, tolerance, miresie dhe solidariteti, Dega e Partisë së Drejtësisë në Gjakovë në vazhdën e aktiviteteve, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizoj Turneu e Futbollit me moton : “Uniteti është politika më e mire’’, duke dëshiruar veç tjerash, që ky vit jubilar i krenarisë kombëtare të gjejë kombin shqiptar më të bashkuar. Pos shënimi të këtij viti jubilar të një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët,  përmes këtij  aktiviteti  u  shprehën në mënyrë reale dhe praktike zhvillimi social i...

12 Maj 2012 Hits:66

Në Prizren themelohën dy nëndegë

Në Prizren themelohën dy nëndegë

    Sot më 10 maj 2012, dega e PD-së në Prizren themeloi dy nëndegë. Në kuvendin e nëndegës së lagjës Gani Qavdarbasha, pjesëmarrës ishin 26 delegat. Kryetar i nëndegës u zgjodh Sahit Llopari. Në kuvendin e nëndegës së lagjës Jusuf Gërvalla/Enver Hadri, pjesëmarrës ishin 27 delegat. Kryetar i nëndegës u zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani, nënkryetari Jeton Svirca dhe Qeram Telqiu. Në fjalën e tij kryetari Agani falenderojë pjesëmarrësit dhe  bëri shpalosjen e programit të PD-së dhe harmonizimin e programit në Ministrinë e Shëndetësisë.    

10 Maj 2012 Hits:45

Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë zhvillon takim në TIKA

Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë zhvillon takim në TIKA

Sot më 3 maj 2012 një delegacion i Degës së Tretë të Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, i përbërë nga kryetari i degës Agim Qehaja, nënkryetarët Shpëtim Potera dhe Mynevere Qeshmexhiu dhe anëtarja e degës Arbana Janjeva zhvilluan një takim me kordinatorin e Agjencionit Ndërkombëtar të Turqisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), Adem Urfa. Gjatë bisedës të dy palët u dakorduan për një bashkëpunim të mirëfillt në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre

03 Maj 2012 Hits:89

PD përmbyll fushatën në Ferizaj

PD përmbyll fushatën në Ferizaj

Më datë 27 prill 2012, dega e PD-së në Ferizaj mbajti tubimin përmbyllës të fushatës për kryetar të komunës në sallën e teatrit (ish shtëpia e kulturës). Me këtë rast qytetarëve të pranishëm iu drejtua kryetari I Partisë së Drejtësisë, prof. dr. Ferid Agani, I cili falenderojë qytetarët për pjesëmarrje dhe I ftoi që ata të dalin masovikisht të votojnë kandidatin e PD-së ing. Bujar Ademin. Më pas kandidati për kryetar të Ferizajit nga rradhët e Partisë së Drejtësisë ing. Bujar Ademi shpalosi programin për qytetin dhe premtoi se program nuk do të mbetet vetëm në letër, por ai do të...

28 Pri 2012 Hits:93

Partia e Drejtësisë hap fushatën në Ferizaj

Partia e Drejtësisë në zyrat e veta simbolikisht hapi fushatën me praninë edhe  të  kryetarit Ferid Aganit. Agani premtoi se kandidati Ademi do t’i luftojë dukuritë negative duke pasur besim në Zotin. Nënkryetari Svirca, shpalosi biografin e kandidatit dhe foli per disa cilesi te tij. Në vazhdim kandidati Bujar Ademi bëri prezantimin e programit të tij për zgjedhjet për kryetar Komune.Kandidati i PD-së së bashku me kryetarin dhe deputetet e PD-së vizituan qytetar të ndryshëm në shtëpit e tyre me të cilët biseduan për problemet e komunës dhe bënë prezantimin e programit të PD-së. Biografia e shkurter e...

23 Pri 2012 Hits:64

Vizioni Rinor i degës së Gjakovës shpërndan 25 libreza për anëtarët e rinjë

Vizioni Rinor i degës së Gjakovës shpërndan 25 libreza për anëtarët e rinjë

Vizioni Rinor i degës së Gjakovës organizoi një takim të karakterit informues me të gjithë anëtarët e rinisë së degës së Gjakovës. Në këtë takim Vizionit Rinor iu bashkuan edhe 25 anëtar të rinjë të cilët u pajisen me librezat e anëtarsisë. Hapjen e takimit e bëri kryetari i VR të degës, Labinot Berisha. I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Partisë së Drejtësisë për rini Fahredin Majkovci. Nënkryetari Majkovci shpalosi projektet e tij për realizimin e tyre në komunat e Kosovës, ndër të tjera edhe aktivitetin për muajin Prill që është quajtur "muaji i anëtarsisë" Pas fjalimeve, agjenda vazhdoj të jetë e karakterit...

17 Pri 2012 Hits:106

Nëndega e Qendrës së Therandës mban kuvendin zgjedhor

Nëndega e Qendrës së Therandës mban kuvendin zgjedhor

Me datë 7 prill 2012 dega e PD-së në Therandë mbajti kuvendin e nëndegës së Qendrës ku të pranishëm ishin 90 delegatë, dhe kryetar u zgjodh Faton Bytyqu. Me vota unanime u votua kryesia e nëndegës e cila përbëhet prej 7 antarëve. Më pas u shpërndanë libreza për antarët e rinjë. Të pranishëm ishin edhe kryetari I PD-së prof. dr. Ferid Agani, nënkryetari Qeram Telqiu, anëtari Qemajl Hasani. Hapjen e kuvendit e bëri kryetari I degës së Therandës Bajram Tërshani. Më pas kryetari Agani bëri shpalosjen e programit të PD-së dhe harmonizimin e programit në Ministrinë e Shëndetësisë. Në përfundim të kuvendit u...

08 Pri 2012 Hits:120

Vizioni Rinor i degës në Therandë shpërndan 60 libreza për antarët e rinjë

  Vizioni Rinor dega në Therandë shperndau 60 libreza për 60 anëtarët e rinjë të anëtarsuar në Vizioni Rinor të degës. Shpërndarjen e librezave e bëri kryetari I Partisë së Drejtësisë prof. dr Ferid Agani së bashku me kryetarën e VR të degës Ensuida Behluli. Përfaqesuses nga Kryesia e Vizionit Rinor në qendër ishe Labinot Berisha nga dega e Gjakovës, ku shpalosi programin e vizionit rinor në muajt e ardhshëm  

08 Pri 2012 Hits:57

Mbledhja e Këshillit Drejtues 6 prill 2012

Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.’12 diskutoi për gjendjen aktuale politike në vend, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetare komune në Ferizaj dhe çështje të tjera me interes për PD-në. Këshilli Drejtues i PD-se nxori këto rekomandime: · PD shpreh shqetësimin e saj me gjendjen politike në vend e posaçërisht shpreh pakënaqësinë me gjendjen ekonomike. PD fton forcat politike të vendit për unitet politik dhe veprim të koordinuar në mbrojtjen e interesave vitale të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor në mbarë territorin e Kosovës. PD kërkon nxitjen e proceseve zhvillimore, për rritjen e...

06 Pri 2012 Hits:24

Bujar Ademi kandidat i PD-së për Ferizaj

Bujar Ademi kandidat i PD-së për Ferizaj

Në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së PD-së dhe kryesisë së degës së saj në Ferizaj, pas vendimit paraprak nga Kryesia e PD-së për të dalur me kandidat, në mbledhjen e sotit në mënyrë unanime u vendos që kandidati për kryetar të jetë z.Bujar Ademi. Kandidati për kryetar z.Bujar Ademi është Inxhinier i Elektroteknkiës dhe Master në Mekatronikë. Kandidati z.Bujar Ademi është aktivist i shquar i PD-së i cili ka qenë edhe kandidat për zgjedhjet e fundit parlamentare.

03 Pri 2012 Hits:350

Vizioni Rinor anëtarsohon 47 të rinjë në Mitrovicë

Vizioni Rinor anëtarsohon 47 të rinjë në Mitrovicë

Në vazhdën e aktiviteteve të Vizionit Rinor për anëtarsimin e të rinjëve të PD-se me datë 01 pril 2012 në Mitrovicë u organizua tubimi me te rinjtë me ç’raste u ndanë 47 libreza për anëtarët e rinjë të PD-së. Të pranishmit i përshëndeten Eset Shaqiri, Kryetar i degës së PD-së në Mitrovicë, Gëzim Kelmendi, Nënkryetar i PD-së dhe  Deputet në Parlamentin e Kosovës, Qemajl Hasani, Anëtar i Kryesisë qendrore të PD-së, Fahredin Majkovci, Nënkryetar i PD-së dhe Kryetar i Vizionit Rinor, Liridon Kurti, Kryetar i Vizionit Rinor në Mitrovicë. Me këtë rast nënkryetari Majkovci shpalosi programin e Vizionit Rinor dhe synimet për...

02 Pri 2012 Hits:129

Vizioni Rinor i degës në Vushtrri, realizon vizitë në Parlamentin e Kosovës

Vizioni Rinor i degës në Vushtrri, realizon vizitë në Parlamentin e Kosovës

  Në vazhdën e aktiviteteve që po bënë vizioni rinor i PD-së dega në Vushtrri më 28 mars 2012 së bashku me disa nga anëtarët e tij vizitoi Parlamentin e Republikës së Kosovës. Kjo vizitë, ishte pjesë e aktiviteteve të cilat po zhvillon Vizioni Rinor për  ngritjen morale dhe intelektuale të të rinjëve të PD-së në Vushtrri. Vizita u realizua nga deputeti i PD-së Gëzim Kelmendi,ku antarët u njoftuan me rregulloret për funksionimin e parlamentit dhe seancave parlamentare. Po ashtu deputeti Kelmendi njoftoi edhe për mbledhjet e grupeve parlamentare dhe për punën e komisioneve parlamentare.  

30 Mar 2012 Hits:112

PD merr pjesë në zgjedhjet lokale në Ferizaj me kandidatin e saj për kryetar komune

  Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale me datë 29 mars 2012 mbajti takim dhe propozoi këto qështje: PD të merrë pjesë me kandidatin e vet në zgjedhjet lolake në Ferizaj Gjatë kësaj kohe të zhvillohet një fushatë intenzive Të mbështetet financiarisht fushata Kryesia e degës në Ferizaj të propozojë kandidatin dhe ai të mbështetet nga qendra  

29 Mar 2012 Hits:100

Dega e tretë e PD-së në Prishtinë, realizon aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Ujit

Dega e tretë e PD-së në Prishtinë, realizon aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Ujit

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Dega e tretë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë realizoi aktivitet në qendër të qytetit.  Me këtë aktivitet u synua të ipet një mesazh rreth vetëdijësimit të përdorimit të ujit, pasi uji ka rëndësi jetësore. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i degës Agim Qehaja, nënkryetari Shpëtim Potera, antarë dhe aktivistë të degës. Dihet se në Kosovës, 60% - 70% e qytetarëve iu ofrohet shërbimet e ujësjellësit. Si pasojë e humbjeve të mëdha, dhe kapaciteteve të pamjaftueshme për furnizim, shumica e Kompanive Regjionale të Ujësjellësit nuk kanë mundësi për furnizim të pandërprerë për...

22 Mar 2012 Hits:120

Kampi njëditor dimëror - PREVALLA 2012

 Kampi njëditor dimëror - PREVALLA 2012

Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë, dega në Gjakovë organizoi kampinin dimëror “Prevalla 2012” tashmë tradicional. Pjesëmarrës ishte dega e PD-së në Gjakovë, kryetari i PD-se prof. dr. Ferid Agani, nënryetarët Qeram Telqiu dhe Fahredin Majkovci, dhe antarët e kryesisë së Vizionit Rinor. Hapjen e kampit e bëri Rajmonda Bejtullahu, dhe me një fjalë rasti kryetari i degës së PD-së ne Gjakovë, z.Bahri Bokshi I përshëndeti pjesëmarrësit. Kryetari Agani me një fjalim ju drejtua pjesëmarrësve dhe shpërndau libreza për 30 për antarët e rinjë që iu bashkuan rradhëve të PD-së.

19 Mar 2012 Hits:146

Fjalimi i deputetit Jeton Svirca në debatin parlamentar për Ditën Ndërkombëtare të gruas

  Gruaja në të kaluarën ishte në kërkim të pozitës së saj, nderi i saj ishte i nëpërkëmbur, dinjiteti i saj ishte i shtypur. Pra, në të gjitha fushat ajo ishte në pamundësi për të vendosur për të drejtat e saja. Njerëzit në botë duhet të tregojnë solidaritetin e tyre me gratë e guximshme, të cilat po luajnë rol qenësor në mbështetje për respektimin e të drejtave të grave. Kjo ditë simbolikisht i dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore; kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për...

09 Mar 2012 Hits:103

Në Suharekë themelohen dy nëndegë

Në Suharekë themelohen dy nëndegë

Me datë 03 Mars 2012 në Suharekë, Partia e Drejtësisë themeloi dy nëndegë të reja. U themelua nëndega në Shirokë , ku kryetar u zgjodh Rrahim Buzhala dhe nëndega në Reqan ku kryetar u zgjodh Haxhi Fetaj. Në kuvendet themeluese të këtyre nëndegëve morrën pjesë nga qendra Kryetari i PD-së  prof. Dr. Ferid Agani, nënkryetari Qeram Telqiu, nënkryetari  për çështje rinore Fahredin Majkovci, antarët e kryesisë Qemajl Hasani dhe Kryetari degës së PD-së në Prizren Dr. Azzam Dida. Gjatë fjalimit kryetari Agani mbështeti programin e partisë dhe njëherit theksoi që PD-ja është parti  konzervatore që i mbron interesat kombëtare dhe...

08 Mar 2012 Hits:143

Fjalimi i deputetit Jeton Svirca në debatin parlamentar lidhur me gjendjen e pensionistëve dhe invalidëve të punës të Republikës së Kosovës

Fjalimi i deputetit Jeton Svirca në debatin parlamentar lidhur me gjendjen e pensionistëve dhe invalidëve të punës të Republikës së Kosovës

Nga paslufta e këndej pensionistët e Kosovës nuk janë ndalur së reshturi duke kërkuar trajtim më të mirë nga Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi. Këta pensionist që një pjesë të madhe të jetës e kanë kaluar duke punuar, sot kur më nuk janë vital dhe të aftë që të punojnë thuajse pak na intereson për ta. A nuk jemi ne të aftë që këtyre të moshuarve që edhe ashtu janë në përfundim e sipër të jetës së tyre t’ju japim tretmanin e merituar. Banorët e Kosovës që kanë pasur fatin t’i mbushin 65 vjet nuk mund të kënaqën me ditët e tyre të...

05 Mar 2012 Hits:136

Vizita e Vizionit Rinor në Departamentin e të Rinjëve të Bashkësisë Islame të Kosovës

Vizita e Vizionit Rinor në Departamentin e të Rinjëve të Bashkësisë Islame të Kosovës

Sot nënkryetari i PD-së , dhe njëherit kryetar i Vizionit Rinor , Fahredin Majkovci i shoqëruar nga antarët e tjerë të Vizionit Rinor të PD-së, Visar Abdullahu, Agim Rrahmani, Meriton Sylaj, Salih Hasolli dhe Jeton Berisha zhvilluan një takim pune me përfaqësuesit e Departamentit Rinor të Bashkësisë Islame të Kosovës. Nënkryetari Majkovci i njoftojë përfaqësuesit e departamentit të të rinjve të BIK-ut me qasjen programore dhe aktivitetet aktuale të Vizionit Rinor të PD-së si dhe mundësit e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në të ardhmen. Përfaqësuesit nga Departamenti Rinor i BIK-ut, Fitim Gashi dhe Fejsal Spahiu, e njoftuan delegacionin e Vizionit Rinor...

24 Shk 2012 Hits:163

Reagimi i Partisë së Drejtësisë me rastin e largimit të nxënëseve nga shkolla për shkak të mbulesës së kokës

Reagimi i Partisë së Drejtësisë me rastin e largimit të nxënëseve nga shkolla për shkak të mbulesës së kokës

Reagimi i Partisë së Drejtësisë me rastin e largimit të nxënëseve nga shkolla për shkak të mbulesës së kokës Prishtinë, 23 shkurt 2012 Partia e Drejtësisë dënon ashpër urdhëresat e ekzekutivit të Komunës së Gjilanit dhe të Komunës së Mitrovicës për ndalimin e vijimit të mësimit në shkollat publike të nxënëseve për shkak të bartjes së mbulesës së kokës. Largimi i nxënëseve nga shkolla dhe ndërprerja e shkollimit të tyre obligativ ligjor për shkak të mbulesës së kokës paraqet shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe diskriminim të vrazhdë në baza fetare. Theksojmë dhe përkujtojmë të gjitha institucionet relevante...

23 Shk 2012 Hits:144

Zyrtar të PD-së vizitojnë Turqinë

Zyrtar të PD-së vizitojnë Turqinë

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, dr.Ferid Agani së bashku me nënrkyetarët dhe degën e Vushtrisë zhvilluan një takim në Republikën e Turqisë ku u pritën nga bashkatdhetarët që jetojnë në shtetin turk. Ky projekt u mundesua nga dega e PD-së në Vushtri dhe Organizata e Prishtinasve në Turqi, gjegjësisht nga kryetari z.Sedat Akbay.  Gjithashtu u zhvilluan takime me kryesinë e partisë në pushtet AK Partisi. Kryetari Agani gjitashtu u prit edhe nga kryetari i Komunës së Bajrampashës dhe dy deputet të parlamentit të Turqisë. Delegacioni i PD-së përbëhej nga kryetari dr.Ferid Agani, nënkryetarët dhe antarët e degës së PD-së së Vushtrisë, të...

17 Shk 2012 Hits:369

Urimi për përvjetorin e Pavarsisë

Urimi për përvjetorin e Pavarsisë

KOMUNIKATË PËR MEDIA Prishtinë, 16 shkurt 2012 Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Urime të përzemërta me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndjenjat e krenarisë dhe kënaqësisë sublime që përmbushën mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari me 17 shkurt 2008 janë njëjtë të fuqishme dhe vazhdojnë të drejtojnë synimet dhe veprimet e çdonjërit prej nesh. Fillimet janë gjithnjë të vështira dhe kemi mirëkuptim për to. Presim që ky mirëkuptim të baraspeshohet me shkallën e shtuar të përgjegjësisë së institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet. Sfidat para Republikës së Kosovës janë të mëdha. Duke pasur parasysh, vendosmërinë tonë dhe përkushtimin...

16 Shk 2012 Hits:139

Ministri Agani në vizitë të Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll

Ministri Agani në vizitë të Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll

  Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të MSh të prirë nga Ministri Ferid Agani, në hapësirat e nikoqirit të kësaj vizite, Shoqatës së Prishtinasve që jetojnë në Stamboll, delegacioni u takua me shumë bashkëatëdhetarë. Ministri u njoftua nga afër me gjendjen e këtyre bashkëatëdhetarëve atje dhe zhvilloj biseda të shumëta me bashkëatëdhetarët që i ndanin me shumë nostalgji kujtimet e tyre rreth Kosovës. Në të njejtën kohë delegacioni u njoftua nga afër me aktivitetet e shumëta të Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll dhe kontributet e tyre të çmueshme dhe të shumta në Kosovë. Delegacioni në vazhdën e vizitave më pastaj u prit nga...

14 Shk 2012 Hits:162

Aktivist të degës së PD-së në Klinë pastrojnë rrugët nga bora

Aktivist të degës së PD-së në Klinë pastrojnë rrugët nga bora

Aktivistë të Partisë së Drejtësisë të degës së Klinës dhe nëndegës në Gllarevë po kontribojnë këto ditë në pastrimin e rrugëve nga bora në mënyrë që banorët e fshatit të Gllarevës të kenë mundësi qarkullimi nëpër të gjitha rrugët. Kështu, ata kanë ndërmërrë aksion që të pastrohen rrugët kryesore dhe ato periferike të fshatit ku qarkullimi ka qenë i pamundur për shkak të borës së madhe. Aktivistët e PD-së edhe në ditët në vijim do të japin kontributin e tyre në ndihmë të banorëve, aty ku kanë aktivistë të vet. Por, njëherit Dega e PD-së në Klinë iu bën apel të...

13 Shk 2012 Hits:164

KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA Prishtinë, 12 shkurt 2012 Me shqetësim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të qytetarëve të fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, shkaktuar nga orteku i borës. Partia e Drejtësisë shpreh dhimbjen e saj të thellë për humbjen e jetëve të qytetarëve, PD ndjenë dhembje dhe pikëllim për të vdekurit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Lusim Zotin e madhërishëm që raste të tilla të mos kemi më. Me këtë rast vlerësojmë lart angazhimin e jashtëzakonshëm të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, të trupave të KFOR-it, si dhe të qytetarëve.

12 Shk 2012 Hits:246

Ministri Agani në vizitë të Fondacionit Rumeli në Stamboll

Ministri Agani në vizitë të Fondacionit Rumeli në Stamboll

Gjatë vizitës së delegacionit të Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi, me ftesë të Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll, delegacioni I prirë nga Ministri Agani dhe I shoqëruar edhe nga zv. Ministri  Fetahu, vizitoj Fondacionin Rumeli. Gjatë vizitës delegacioni kosovar i prirë nga Ministri Agani u informua nga afër me aktivitetet e këtij fondacioni. Njëherit I vizitoj edhe konviktin e studentëve ballkanas dhe shtëpinë e pleqëve të këtij fondacioni. Ministri Agani në fjalimin e tij në takimin e përbashkët me përfaqësues të Shoqatës së Prishtinalive në Stamboll dhe përfaqësuesve të Fondacionit Rumeli shprehu falëmnderimet dhe mirënjohjet e tij personale dhe të Qeverisë së Kosovës...

11 Shk 2012 Hits:185

Ministri Agani në intervistë ekskluzive për Televizonin Tek Rumeli në Stamboll

Ministri Agani në intervistë ekskluzive për Televizonin Tek Rumeli në Stamboll

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi, të prirë nga Ministrit Agani dhe të shoqëruar nga zv. Ministri Fetahu, Ministri Agani u prononcua për Televizonin Tek Rumeli në një intervistë ekskluzive. Bashkë me Ministrin në këtë intervistë ishte edhe Kryetari i Komunës së Bajram Pashës të Stambollit, z. Atila Aydiner. Ndër të tjera ministri Agani gjatë intervistes ekskluzive përmendi edhe angazhimet reformuese në sistemin shëndetësor të Kosovës. Ai gjithashu shprehu mirënjohjen për bashkëpunimim konstruktiv mes dy Ministrive të Shëndetësisë dhe përkërahjen e substanciale të qeverisë turke në sistemin shëndetësorë të Kosovës. Intervista ekskluzive e Ministrit Agani dhe Kryetarit të...

11 Shk 2012 Hits:245

PD në Suharekë themelon dy nëndegë

PD në Suharekë themelon dy nëndegë

  Me datë 4 shkurt 2012 në Suharekë, Partia e Drejtësisë themeloi dy nëndegë të reja. U themelua nëndega në Mushtisht, ku u zgjodh kryetar Ensuida Behluli dhe nëndega në Leshan – Tërrne ku kryetar u zgjodh Rinor Obrazhda. Në kuvendet themeluese të këtyre nëndegëve morrën pjesë nga qendra Kryetari i PD-së prof. dr. Ferid Agani, nënkryetari dhe deputeti Jeton Svirca, nënkryetari Qeram Telqiu, anëtari i kryesisë Qemajl Hasani. Gjatë fjalimit kryetari Agani mbështeti programin e partisë për të drejtat e vajzave të mbuluara për vijimin e shkollimit, duke argumentuar se kjo e drejtë nuk shkel Kushtetutën e Republikës së...

05 Shk 2012 Hits:231

Kryetari Agani priti delegacionin nga qyteti i Bursës

Kryetari Agani priti delegacionin nga qyteti i Bursës

Të premtën delegacion nga qyteti i Bursës e Republikës së Turqisë i kryesuar nga z. Ahmet Këllëq, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, vizitoj Ministrin e Shëndetësisë. Me këtë rast delegacionin nga Republika e Turqisë e priti kryetari i Partisë së Drejtësisë, prof. dr. Ferid Agani i shoqëruar nga nënkryetari për mërdhënie ndërkombëtare i Partisë së Drejtësisë z. Abdullah Klinaku, nënkryetarët z. Fahredin Majkovci dhe z. Qeram Telqiu si dhe anëtarët e Kryesisë z. Qemajl Hasani dhe z. Bernard Tahirbegolli. Kryetari i PD-së Agani i njoftojë për punën dhe angazhimin e Partisë së Drejtësisë, dhe punën brenda...

03 Shk 2012 Hits:197

Delegacioni nga qyteti i Bursës, viziton kryesinë e PD-së

Delegacioni nga qyteti i Bursës, viziton kryesinë e PD-së

Të martën një delegacion nga qyteti i Bursës e Republikës së Turqisë i kryesuar nga z. Ahmet Këllëq, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, vizitoj Ministrin e Shëndetësisë. Me këtë rast delegacionin nga Republika e Turqisë e priti nënkryetari për mërdhënie ndërkombëtare i Partisë së Drejtësisë z. Abdullah Klinaku i shoqëruar me nënkryetarët z. Fahredin Majkovci dhe z. Qeram Telqiu si dhe anëtarët e Kryesisë z. Qemajl Hasani dhe z. Bernard Tahirbegolli. Gjatë këtij takimi fillimisht nënkryetari Klinaku tregoj për punën që po bën Partia e Drejtësisë në Kosovë, duke filluar që nga aktivitete në teren, organizimin...

01 Shk 2012 Hits:238

Dega në Prizren: Komunikatë

Dega në Prizren: Komunikatë

Dega në Prizren Komunikatë 29 Janar 2012 Dega e Partisë së Drejtësisë në Prizren përshëndet shkarkimin-largimin e drejtorëve të Shëndetësisë dhe të Turizmit të cilët në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë ligjore nuk kanë përfaqësuar PD-në dhe vlerat e saj. Dega e Partisë së Drejtësisë në Prizren konsideron se këto zhvillime do të mundësojnë rivendosjen e bashkëpunimit konstruktiv brenda koalicionit qeverisës në qytetin e Prizrenit. Kryetari i degës Azzam Dida

29 Jan 2012 Hits:258

Dega e Gjakovës mban tribunën "Vlerat dhe univerzaliteti i të drejtave të njeriut"

Dega e Gjakovës mban tribunën

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjakovë organizoj tribunë të hapur me temën “Vlerat dhe univerzaliteti i të drejtave të njeriut’’, ku ligjërues ishin: Prof.dr. Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, njëherit edhe Ministër i Shëndetësisë, Prof.dr. Zejnullah Gruda, Drejtor i Institutit për Hulumtime të krimeve të Luftës dhe Prof.dr. Fahrush ef. Rexhepi, zv. Kryetar i BIK-ut. Në këtë ligjërim Prof. Gruda, paraqiti në formë kronologjike zhvillimin e Të Drejtave të Njeriut dhe sfidat me të cilat u ballafaqua ky koncept gjatë historisë. Rëndësi të posaçme profesor Gruda i kushtoj rregullimit ligjor të Lirive dhe të Drejtave ekonomike, kulturore dhe...

28 Jan 2012 Hits:163

Ministri Agani priti një delegacion të Bankës Botërore

Ministri Agani priti një delegacion të Bankës Botërore

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot pasdite një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga z. Mohamed Ihsan Ajwad. Në këtë takim u bisedua rreth procesit të reformave në shëndetësi dhe rreth miratimit të Ligjit të ri të Shëndetësisë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore. Në takim, po ashtu, është biseduar edhe rreth Programit të Zhvillimit të Politikave të Punësimit të Qëndrueshëm , pjesë e të cilit është edhe shëndetësia.

19 Jan 2012 Hits:124

Ministri Agani bisedon me një delegacion nga Turqia për partneritetin në shëndetësi

Ministri Agani bisedon me një delegacion nga Turqia për partneritetin në shëndetësi

Delegacioni nga Izmiri kryesohej nga z. Rifat Sait, deputet shqiptar në Parlamentin e Turqisë dhe njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të këtij shteti Prishtinë, 29 dhjetor 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion nga Izmiri i Turqisë, i kryesuar nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Turqisë z. Rifat Sait, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të këtij shteti. Në këtë takim, Ministri Agani, e ka njoftuar delegacionin nga Turqia, në përbërje të së cilit përveç politikanëve kishte edhe biznesmenë e përfaqësues të federatave e shoqatave të ndryshme joqeveritare, për zhvillimet në...

30 Dhe 2011 Hits:172

Vizioni Rinor në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhor

Vizioni Rinor në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhor

  Gjilan, 18 dhjetor 2011 Dega e Partisë së Drejtësisë në Gjilan mbajti Kuvendin Zgjedhor të Vizionit Rinor. Kandidati për kryetar të Vizionit Rinor, Driton Nuhiu mori besimin e 47 delegateve të pranishëm në kuvend, në të cilën paraprakisht u raportua për punën dyvjeçare të këtij organizmi brenda PD-së,  ndërkohë që më pas me propozimin e kryetarit të sapozgjedhur, u propozua kryesia e re 23-anëtaresh e degës së Vizionit Rinor, e cila  u votua unanimisht nga delegatët e pranishëm. Të pranishëm ishin kryetari i PD-së Ferid Agani ,nënkryetarët Qeram Telqiu, Fahredin Majkovci dhe anëtari i kryesisë së PD-së Qemajl Hasani. Kryetari...

19 Dhe 2011 Hits:172

Ministri Agani bisedon për bashkëpunimin në shëndetësi me delegacione nga Turqia e Suedia

Ministri Agani bisedon për bashkëpunimin në shëndetësi me delegacione nga Turqia e Suedia

  Prishtinë, 14 dhjetor 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të grupit mjekësor “Medical Group” nga Turqia, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për investime në shëndetësinë kosovare, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delegacioni i këtij grupi mjekësor ka shprehur interesimin për bashkëpunim në rrafshin e partneritetit publiko-privat me QKUK-në, veçanërisht në lëmin e transplantimeve të organeve pas miratimit të legjislacionit përkatës, pastaj në fushën e neurokirurgjisë, ortopedisë, radiologjisë dhe oftalmologjisë. Po gjatë ditës së sotme, Ministri Agani ka pritur edhe një delegacion të Qendrës për Katastrofat Mjekësore (Center for Disaster Medicine) nga Linkopongu i Suedisë, në...

14 Dhe 2011 Hits:319

Ministri Agani merr pjesë në Konferencën për reformat në financimin e shëndetësisë në Tiranë

Ministri Agani merr pjesë në Konferencën për reformat në financimin e shëndetësisë në Tiranë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, udhëtoi sot në Tiranë me ftesë të homologut të tij, Ministrit Petrit Vasili, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare : “Sistemi shëndetësor, reformat në financim, përmirësimi i efiçencës dhe cilësisë së shërbimit- Eksperienca rajonale e ndërkombëtare”, që nesër i zhvillon punimet në Tiranë. Kjo konferencë e organizuar nga Universiteti Katoli “Zoja e Këshillit të Mirë” - Aula Magna, do të trajtojë tema që lidhen me reformat në sistemet e financimeve shëndetësore, fuqizimin e kapaciteteve menaxheriale, futjen e sistemit DRG në sistemin shëndetësor kombëtar, etj. Në këtë konferencë, Ministri Agani do të flasë për reformat në financim, si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse...

14 Dhe 2011 Hits:309

Fjalimi i kryetarit Agani, në Kuvendin e VII-të të PD-së

Fjalimi i kryetarit Agani, në Kuvendin e VII-të të PD-së

Të nderuar anëtarë të Kuvendit, Të nderuar musafir, Kam kënaqësi të veçantë që t’u përshëndes në fillimin e punës së Kuvendit të VII-të zgjedhor të Partisë së Drejtësisë. Të arriturat e Republikës së Kosovës, veçanërisht në periudhën pas shpalljes së pavarësisë së vendit janë të pamohueshme dhe të përditshme. Megjithatë, momenti i tanishëm i shtetëndërtimit imponon nevojën e bashkërendimit të aktiviteteve të të gjitha subjekteve politike në vend në drejtim të realizimit të objektivave madhore të shtetit siç janë: përparimi i mëtutjeshëm i procesit demokratik në vend, respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, shtimi i punësimit në vend veçanërisht i rinisë...

12 Dhe 2011 Hits:374

Partia e Drejtësisë sot mbajti Kuvendin e VII-të zgjedhor

Partia e Drejtësisë sot mbajti Kuvendin e VII-të zgjedhor

Sot me datën 11.12.2011, u mbajt Kuvendi i VII-të zgjedhor i Partisë së Drejtësisë. Në këtë Kuvend me vota unanime prof. dr. Ferid Agani është rizgjedhur kryetar i Partisë së Drejtësisë me mandat trevjeçar, sipas statutit të ri të partisë që është miratuar sot në punimet e Kuvendit të Shtatë zgjedhor të kësaj partie, ku është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues prej 79 anëtarësh. Këshilli Drejtues ka zgjedhur edhe kryesin e ngushtë të Partisë me nënkryetar për Zhvillim dhe Hulumtim Jeton Svirca, nënkryetar për Marrëdhënie me Jashtë Abdullah Klinaku, nënkryetar për Administrim dhe Financim Qeram Telqiu, nënkryetar për Çështje Sociale Gëzim Kelmendi,...

11 Dhe 2011 Hits:448

Një delegacion i lartë i UNICEF-it u prit në Ministri të Shëndetësisë

Një delegacion i lartë i UNICEF-it u prit në Ministri të Shëndetësisë

  Në këtë takim ku ishte edhe këshilltari regjional për shëndetësi i Zyrës Regjionale të UNICEF-it për  Evropën Juglindore,  Octavian Bivol ,u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në fusha të ndryshme  posaçërisht në fushën e shëndetit të nënës, fëmijës dhe të rinjve, fushën e nutricionit, imunizimit, promovimit shëndetësor Prishtinë, 06. 12. 2011 Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u prit sot një delegacion i lartë i UNICEF-it në të përbërje të cilit ishin shefi i UNICEF-it në Kosovë, Johanes Ëedennig, zëvendësi i tij, Luciano Callestini,  këshilltari i lartë për shëndetësi i Zyrës Regjionale të UNICEF-it për  Evropën Juglindore,  Octavian Bivol,...

06 Dhe 2011 Hits:188

PD mban mbledhjen e Këshillit Drejtues

Prishtinë, 04 dhjetor 2011 Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur në zyret e Partisë me datë 04 dhjetor 2011 u morën këto vendime: 1. Kuvendi zgjedhor i PD-së të mbahet më 11 dhjetor 2011; 2. U miratua raporti i Shtabit Zgjedhor, i cili specifikoi se: a) Janë mbajt 18 kuvende të degëve dhe janë zgjedhur kryesit e reja, b) Në këto kuvende kanë marr pjesë 1251 delegatë, c) Janë zgjedhur 425 anëtarë kryesie, d) Janë zgjedhur 280 delegatë për Kuvendin Zgjedhor. 3. U legjitimuan edhe dy degë të reja në Prishtinë; 4. U shpall i pavlefshëm Kuvendi i degës së PD-së...

04 Dhe 2011 Hits:277

Dega e PD-së në Obiliq mban Kuvendin Zgjedhor

Dega e PD-së në Obiliq mban Kuvendin Zgjedhor

  Dega e Partisë së Drejtësisë në Obiliq me datë 4 dhjetor 2011 mbajti kuvendin zgjedhor. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari I PD-së, dr.Ferid Agani,deputeti Gëzim Kelmendi, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiut, Abdullah Klinaku. Kryetari Agani shpalosi qasjen e Partisë së Drejtësisë, si parti konzervatore e cila angazhohet për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe fetare. Gjatë fjalimit kryetari dr.Agani mbështeti programin e partisë për të drejtat e vajzave të mbuluara për vijimin e shkollimit, duke argumentuar se kjo e drejtë nuk shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe është në përputheshmëri me te gjitha konventat për të drejtat e...

04 Dhe 2011 Hits:371

Shënohet Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it Prishtinë

Shënohet Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it Prishtinë

  Prishtinë, 1 dhjetor 2011Sot në Kosovë është shënuar 1 Dhjetori - Dita Botërore e AIDS-it me organizimin e disa aktiviteteve që kishin për qëllim parandalimin dhe vetëdijësimin e qytetarëve për këtë sëmundje. Në  Ministrinë e Shëndetësisë sot është bërë promovimi dhe themelimi i Komitetit Kosovar për HIV/AIDS dhe gjatë këtij promovimi Minsitri i Shëndetësisë, prof.dr.Ferid Agani, i përshëndeti dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të HIV/AIDS si dhe të gjitha përpjekjet për parandalimin, trajtimin  dhe eliminimin mundësisht të njërës prej sëmundjeve më të rënda të imunodeficiencës ose siq quhet HIV/AIDS, e shkaktuar nga virusi HIV....

01 Dhe 2011 Hits:182

Ministri Agani viziton spitalin e qytetit të Bajram Currit në Shqipëri

29 nëntor 2011 Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Ilir Tolaj, vizituan sot Spitalin e qytetit të Bajram Currit në Shqipëri, bashkë me Zëvendësministrin  e Shëndetësisë të Shqipërisë Albert Gajo dhe autoritetet e komunës së Bajram Curit. Në delegacionin  e Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës ishin edhe drejtuesit e Spitalit Rajonal të Gjakovës. Gjatë kësaj vizite u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit midis dy spitaleve rajonale: atij të Bajram Currit dhe të Gjakovës. Si rezultat i kësaj vizite do të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes teknike midis këtyre dy spitaleve për dërgimin...

29 Nan 2011 Hits:208

Istogu mbajti Kuvendin Zgjedhor

Istogu mbajti Kuvendin Zgjedhor

Dega e Partisë së Drejtësisë në Istog me datë 27 nëntor 2011 mbajti kuvendin zgjedhor.Në kuvend ishin të pranishëm 56 delegat. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari I PD-së, dr.Ferid Agani,deputeti Gëzim Kelmendi, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiut, Abdullah Klinaku dhe Fahredin Majkovci. Kryetari Agani shpalosi qasjen e Partisë së Drejtësisë, si parti konzervatore e cila angazhohet për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe fetare. Gjatë fjalimit kryetari dr.Agani mbështeti programin e partisë për të drejtat e vajzave të mbuluara për vijimin e shkollimit, duke argumentuar se kjo e drejtë nuk shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe është në...

28 Nan 2011 Hits:253

Në Klinë, PD mban Kuvendin Zgjedhor

  Me 27 nëntor 2011, dega e Partisë së Drejtësisë në Klinë mbajti kuvendin zgjedhor. Në ketë Kuvend ishin të pranishëm 76 delegatë. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari i PD-së prof. dr. Ferid Agani, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiu, z.Abdullah Klinaku, deputeti z.Gëzim Kelmend dhe Fahredin Majkovci.  Këtë kuvend e përshëndeti  kryetari I PD-së Ferid Agani I cili ndër të tjera shpalosi qasjen  e PD-së në zgjidhjen e problemeve aktuale. Kryetari Agani theksoi se Partia e Drejtësisë si parti konzervatore do të angazhohet  për afirmimin e vlerave  të identitetit kombëtar e fetar dhe njëkohësisht do të nxit proceset e zgjidhjes...

28 Nan 2011 Hits:221

Urimi për Ditën e Flamurit

Urimi për Ditën e Flamurit

  Partia e Drejtësisë, të gjithë shqiptarëve kudo që janë ua uron festën Kombëtare të Flamurit, duke uruar që sakrifica e qindra mijëra dëshmorëve të bërë për Pavarësi dhe Liri, të shërbej si motiv i yni për punë të palodhshme, sakrificë dhe përkushtim për shtet të drejtë dhe demokratik. Shtet të integruar në strukturat europiane dhe të bashkuar në koncepte të përbashkëta integruese dhe ekonomike me shtetin tonë amë, Shqipërin.    

28 Nan 2011 Hits:223

U mbajt Kuvendi i gjashtë i degës në Prishtinë

U mbajt Kuvendi i gjashtë i degës në Prishtinë

Në Kuvendin e gjashtë të degës së Prishtinës morën pjesë gjithësej 95 delegat ku të pranishëm ishin edhe Kryetari I PD-së Dr.Ferid Agani,  Akademik Feti Mehdiu si dhe Prof. Qeram Telqiu. Kuvendin zgjedhor e hapi fillimisht ish Kryetari i PD–së dega në Prishtinë Mr.Amir Ahmeti njëherë deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës. Dr. Ferid Agani mbajti një fjalim të shkurtë para delegatëve të degës së Prishtinës, duke falënderuar degën për kontributin që ka dhënë , për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë. Ai premtoj përkrahje të parazervë për degën e Prishtinës. Kuvendi miratoj me unanimitet të plotë kandidaturën  e z.Lulzim Ukës për...

26 Nan 2011 Hits:239

Në Prishtinë i filloi punimet Konferenca e Katërt Kombëtare e Psikiatrisë

Në Prishtinë i filloi punimet Konferenca e Katërt Kombëtare e Psikiatrisë

Prishtinë, 25. 11. 2011 Organizuar nga Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare, sot në Prishtinë i fillon punimet Konferenca e Katërt Kombëtare me temën: “Çrregullimet psikotike-nga teoria në praktikë”. Në këtë konferencë tre ditore ku po marrin pjesë ekspertë vendorë dhe të huaj të fushës së Psikiatrisë, do të trajtohen tema profesionale nga fusha e psikiatrisë. Duke i përshëndetur pjesëmarrësit e Konferencës si Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës por edhe si Kryetar i Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare , Ministri Ferid Agani , tha se mbajtja e kësaj konference është një moment i mirë  që psikiatrit të diskutojnë mes veti të arriturat midis dy konferencave, dhe...

25 Nan 2011 Hits:168

Në Prishtinë PD themelon edhe dy degë të reja

Në Prishtinë PD themelon edhe dy degë të reja

Partia e Drejtësisë me datë 16 nëntor 2011 mbajti kuvendin zgjedhor të themelimit të dy degëve të reja në Prishtinë. Në të dy kuvendet ishin të pranishëm delegacioni nga qendra I përbërë nga kryetari I PD-së, dr.Ferid Agani,deputeti Gëzim Kelmendi, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiut dhe Abdullah Klinaku. Kryetari Agani shpalosi qasjen e Partisë së Drejtësisë, si parti konzervatore e cila angazhohet për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe fetare. Gjatë fjalimit kryetari dr.Agani mbështeti programin e partisë për të drejtat e vajzave të mbuluara për vijimin e shkollimit, duke argumentuar se kjo e drejtë nuk shkel Kushtetutën e...

17 Nan 2011 Hits:203

Ministri Agani vizitoi AKPM-në

Ministri Agani vizitoi AKPM-në

Prishtinë, 14. 11. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, vizitoi sot pasdite Agjencionin Kosovar të Produkteve Mjekësore, (AKPM), ku nga drejtuesit e këtij agjensioni u njoftua me hapat që po ndërmerren për rritjen e vëllimit të punës së këtij institucioni. Gjatë vizitës në AKPM, Ministri Agani u njoftua nga Kryeshefi i AKPM-së, Jeton Shaladhe drejtori i Laboratorit Zyrtar për Kontrollin e Cilësisë së Produkteve Medicinale , Ardian Rugova, për validimin dhe servisimin e aparaturës në këtë laborator dhe fillimin e kontrollit më të gjerë të cilësisë së produkteve mjekësore të regjistruara në Republikën e Kosovës. Në këta takim, gjatë të cilit Ministri ka...

14 Nan 2011 Hits:142

Podujeva mbajti Kuvendin Zgjedhor

Podujeva mbajti Kuvendin Zgjedhor

Dega e Podujevës sot me datë 13 nëntor 2011 mbajti kuvendin zgjedhor.Në kuvend ishin të pranishëm 76 delegat.Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari I PD-së, dr.Ferid Agani,deputeti Gëzim Kelmendi, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiut dhe Abdullah Klinaku. I ftuar ishte edhe kryetari I degës së Mitrovicës. Kryetari Agani shpalosi qasjen e Partisë së Drejtësisë, si parti konzervatore e cila angazhohet për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe fetare. Gjatë fjalimit kryetari dr.Agani mbështeti programin e partisë për të drejtat e vajzave të mbuluara për vijimin e shkollimit, duke argumentuar se kjo e drejtë nuk shkel Kushtetutën e Republikës së...

13 Nan 2011 Hits:208

Dega e Vushtrrisë mban Kuvendin Zgjedhor

Dega e Vushtrrisë mban Kuvendin Zgjedhor

Me 12 nëntor 2011, dega e Partisë së Drejtësisë në Vushtrri mbajti kuvendin zgjedhor. Në ketë Kuvend ishin të pranishëm 85 delegatë. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari i PD-së prof. dr. Ferid Agani, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiu, z.Abdullah Klinaku, deputeti z.Gëzim Kelmendi. I ftuar ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, dega e Vushtrrisë. Këtë kuvend e përshëndeti  kryetari I PD-së Ferid Agani I cili ndër të tjera shpalosi qasjen  e PD-së në zgjidhjen e problemeve aktuale. Kryetari Agani theksoi se Partia e Drejtësisë si parti konzervatore do të angazhohet  për afirmimin e vlerave  të identitetit kombëtar...

12 Nan 2011 Hits:239

Aktivitet humanitar i degës së Gjakovës për Kurban Bajram

Aktivitet humanitar i degës së Gjakovës për Kurban Bajram

  Gjakovë,06.11.2011 Partia e Drejtësisë Dega në Gjakovë, për nder të festës së Kurban Bajramit organizoi aktivitetin humanitar të radhës, tashmë tradicional të shpwrndarjes së pakove ushqimore dhe mishit të kurbanit  për familjet me nevoja të veçanta. Duke dëshiruar që të përcjellim mesazhin e festës së Kurban Bajramit (që qëndron fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë dhe dashurisë vëllazërore), e cila na përkujton fuqinë e zërit, ndjenjën e sensibilizimit me të gjithë ata që kanë nevojë, që  ringjall sensin e unitetit dhe të afërsisë, shkëlqimin e idesë së çiltër, dinjitetit dhe shpirtit human që duhet të mbizotërojë  këto ditë dhe në kontinuitet mes...

11 Nan 2011 Hits:188

Fushë Kosova mban kuvendin zgjedhor

Fushë Kosova mban kuvendin zgjedhor

  Me datë 4 nëntor 2011, dega e Partisë së Drejtësisë në Fushë Kosovë mbajti kuvendin zgjedhor. Në ketë Kuvend ishin të pranishëm 53 delegatë, dhe mysafir të tjerë. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari i PD-së prof. dr. Ferid Agani, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiu, z.Jeton Svirca, z.Abdullah Klinaku. Po ashtu në këtë Kuvend prezentuan edhe përfaqësues të nëndegëve nga Komuna e Fushë Kosovës. Këtë kuvend e përshëndeti  kryetari I PD-së Ferid Agani I cili ndër të tjera shpalosi qasjen  e PD-së në zgjidhjen e problemeve aktuale. Kryetari Agani theksoi se Partia e Drejtësisë si parti konzervatore do të angazhohet  për...

06 Nan 2011 Hits:256

Të enjtën më 03 nëntor 2011 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë së Drejtësisë në Gjilan.

Të enjtën më 03 nëntor 2011 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë së Drejtësisë në Gjilan.

  Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 126 delegatë. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari i PD-së prof. dr. Ferid Agani, nënkryetari Jeton Svirca, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiu, z.Qemajl Hasani dhe z.Abdullah Klinaku. Këtë kuvend e përshëndetën  akademik Feti Mehdiu, deputeti Svirca dhe kryetari I PD-së Ferid Agani I cili ndër të tjera shpalosi qasjen  e PD-së në zgjidhjen e problemeve aktuale. Kryetari Agani theksoi se Partia e Drejtësisë si parti konzervatore do të angazhohet  për afirmimin e vlerave  të identitetit kombëtar e fetar dhe njëkohësisht do të nxit proceset e zgjidhjes së çështjeve sociale dhe ekonomike, që tani...

04 Nan 2011 Hits:214

Ministri Agani uron besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit

  Prishtinë, 04. 11. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, i uron të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Me rastin e kësaj feste, Ministri i uron besimtarët muslimanë që t’i përcjellë paqja, mirësia, begatia dhe mëshira e Zotit.  

04 Nan 2011 Hits:171

Ministri Agani: Përpjekje qesharake për të penguar proceset pozitive në shëndetësi

  Reagim i Ministrit të Shëndetësisë ndaj artikullit “500 mijë euro për kushëririn”, botuar nga gazeta Express, datë 3 nëntor 2011, fq. 6-7 Prishtinë, 03. 11. 2011 Duke hedhur poshtë pretendimet e shprehura në këtë artikull Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, konsideron se bëhet fjalë edhe për një përpjekje qesharake për të penguar proceset pozitive në sektorin e shëndetësisë, në këtë rast  eliminimin e barrës së rëndë të shëndetësisë kosovare që nga ditët e pasluftës, për shkatërrimin e rreth 300 tonë të produkteve farmaceutike dhe materialit shpenzues me afat të skaduar. Ndërlidhja e Ministrit Agani me kushëri të familjes së...

03 Nan 2011 Hits:218

Dega e Gjakovës mbajti kuvendin zgjedhor

Dega e Gjakovës mbajti kuvendin zgjedhor

Me datë 23 tetor 2011, dega e Partisë së Drejtësisë në Gjakovë mbajti kuvendin zgjedhor. Në ketë Kuvend ishin të pranishëm 99 delegatë, mediat, dhe mysafir të tjerë,ku i pranishëm ishte edhe kryetari i degës së AKR-së në Gjakovë, njëherit zv. ministër për planifikim hapsinor Shpëtim Rudi. Delegacioni nga qendra përbëhej nga kryetari i PD-së prof. dr. Ferid Agani, akademik Feti Mehdiu, prof. Qeram Telqiu, znj.Kimete Zeqa, z.Qemajl Hasani, z.Abdullah Klinaku dhe z.Fahredin Majkovci. Po ashtu në këtë Kuvend prezentuan edhe përfaqësues nga degët e disa prej komunave, ku ështe e shtrirë PD-ja,si ajo e Pejës, Rahovecit dhe Klinës. Më pas...

01 Nan 2011 Hits:233

Ministri Agani priti një delegacion ministrash nga Malta

Ministri Agani priti një delegacion ministrash nga Malta

Prishtinë, 26. 10. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të lartë nga Malta, të kryesuar nga Giuseppe Madia, Ministër i Shëndetësisë, në përbërje të cilit ishin edhe  Gaetano Maria, Ministër i Thesarit, Andrea Frattini , Ministër i Financave si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, pjesë e Grupit Urdhri Sovran i Maltës “OSJ Malta”. Në këtë takim Ministri Agani e ka njohur delegacionin e lartë maltez me sistemin shëndetësor të Kosovës, sfidat e tanishme dhe procesin e reformave në shëndetësi, që për qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe efikas dhe në...

26 Tet 2011 Hits:172

Theranda mban kuvendin zgjedhor

Theranda mban kuvendin zgjedhor

  Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 77 delegatë. Të pranishëm ishin edhe delegacioni nga qendra, së bashku me kryetarin e PD-së, prof. dr. Ferid Agani. Kryetari Agani theksoi se Partia e Drejtësisë si parti konzervatore do të angazhohet  për afirmimin e vlerave  të identitetit kombëtar e fetar dhe njëkohësisht do të nxit proceset e zgjidhjes së çështjeve sociale dhe ekonomike, që tani po e rëndojnë popullatën. Partia e Drejtësisë do të jetë promotor i hapjes së perspektivave të reja zhvillimore.  Më pas me votim të hapur, kryetar I degës u zgjodh Bajram Tërrshana.  Puna në Kuvend vazhdoi duke ju referuar...

22 Tet 2011 Hits:151

Mbledhja e kryesisë së PD-së, me datë 14 tetor 2011

Në mbledhjen e mbajtur me date 14 tetor 2011, kryesia e PD-së shqyrtoi rreth zgjedhjeve brenda-partiake, dhe miratoi konkluzat sin ë vijim: Analize pë kuvendet e degëve dhe nëndegëve, Përgaditjen për kuvendin zgjedhor të PD-së, Dy nisma për themelimin e degëve të reja.

19 Tet 2011 Hits:198

Ministri Agani priti një delegacion nga Egjipti

Ministri Agani priti një delegacion nga Egjipti

Prishtinë 12. 10. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Egjiptit, të kryesuar nga prof. Dr. Safet Hixhazi, Sekretar Gjeneral i Revolucionit të Egjiptit. Në këtë takim me këtë delegacion egjiptian, të përbërë nga kryetar partish dhe përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, Ministri Agani i ka përgëzuar ata për ndryshimet demokratike në shtetin e tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e raporteve të mira dhe vëllazërore midis Kosovës dhe Egjiptit. Pasi e ka njohur në hollësi delegacionin nga Egjipti për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe për procesin e reformave që...

12 Tet 2011 Hits:205

Ministri Agani priti shefin e operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të KE në Kosovë, Christof Stock

Ministri Agani priti shefin e operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të KE në Kosovë, Christof Stock

  Prishtinë, 12. 10 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, priti sot  në një takim z. Christof Stock, shef i Sektorit të Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Në këtë takim, Ministri Agani e ka informuar z. Stock me proceset aktuale të reformave në shëndetësinë kosovare, në veçanti me procesin e reformës legjislative, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin që në këtë proces ka dhënë Komisioni Evropian me asistencën e tij në procesin e përgatitjes së pakos së draft ligjeve reformuese. Ministri Agani ka theksuar se bashkëpunimi i MSh-së me Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian është...

12 Tet 2011 Hits:181

Ministri Agani dhe Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Polters, diskutuan për reformat në shëndetësi

Prishtinë, 12.10. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, ka pritur në takim drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters. Ministri Agani, duke i dëshiruar sukses me rastin e fillimit të detyrës si Drejtor i Bankës Botërore për Kosovën e ka falënderuar z. Polters për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë në procesin e përgatitjes së Kornizës ligjore për reformat përmbajtësore në sektorin e shëndetësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në implementinin e këtyre reformave. Drejtori Polters theksoi ndërkaq, gatishmërinë e Bankës Botërore...

12 Tet 2011 Hits:187

Mbahet kuvendi zgjedhor në Dardanë

Të dielën më 9 tetor 2011 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë së Drejtësisë në Dardanë. Duke marrë pjesë aktive në Kuvend, Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani,  fillimisht përshëndeti riaktivizimin e Degës së PD-së në këtë komunë dhe shpalosi qasjen e PD-së në zgjidhjen e problemeve aktuale. Kryetari Agani ka theksuar se Partia e Drejtësisë si parti konzervatore do të angazhohet  për afirmimin e vlerave  të identitetit kombëtar e fetar, dhe njëkohësisht do të nxit proceset e zgjidhjes së çështjeve sociale dhe ekonomike, që tani po e rëndojnë popullatën. Partia e Drejtësisë do të jetë promotor i hapjes së...

10 Tet 2011 Hits:144

Ministri Agani takoi Rektorin e Universitetit Sakary nga Turqia

Ministri Agani takoi Rektorin e Universitetit Sakary nga Turqia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot në një takim Rektorin e Universitetit Sakary nga Turqia, Prof. Dr. Muzaffer Elmas. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e shëndetësisë. Rektori Elmas e njoftoi Ministrin Agani për projektet e Universitetit Sakary që ka 60.000 studentë në veçanti me projektet në lëmin e mjekësisë, duke ofruar edhe mundësinë e aftësimit profesional e shkencor të kuadrit mjekësor nga Kosova në këtë Universitet.

06 Tet 2011 Hits:211

Ministri Agani merr rikonfirmimin për mbështetjen e e Bankës Botërore për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore

Ministri Agani merr rikonfirmimin për mbështetjen e e Bankës Botërore për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore

“Ne nuk kemi asnjë shqetësim të mëtejshëm në lidhje me këtë ligj (Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore) dhe jemi të kënaqur për të ofruar mbështetjen tonë të vazhdueshme në zbatimin e reformave të nevojshme dhe të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në letrën që Banka Botërore i ka dërguar Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani Prishtinë, 29.09. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka marrë dje edhe me shkrim konfirmimin e Bankës Botërore për mbështetjen e reformave në shëndetësi , në veçanti për miratimin e Ligjit për Shëndetësinë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore. Në një shkresë dërguar Ministrit Agani nga...

29 Sht 2011 Hits:199

U mbajt Kuvendi nismëtar për themelimin e Odave të profesionistëve shëndetësor

U mbajt Kuvendi nismëtar për themelimin e Odave të profesionistëve shëndetësor

Prishtinë, 27.09. 2011 Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ferid Agani, sot u mbajt Kuvendi nismëtar për themelimin e Odave të profesionistëve shëndetësor të Kosovës: Odës së Mjekëve, Odës së Stomatologëve, Odës së Farmacistëve dhe Odës së Infermierëve. Në këtë takim, në të cilin kanë asistuar edhe përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Gjermanisë, kryetarët e Shoqatave Profesionale dhe Bordeve qendrore që funksionojnë në kuadër të MSH-së, që njëherësh paraqesin Këshillin e Përgjithshëm Profesional, u propozua formimi i Këshillave organizative për përgatitjen e kuvendeve zgjedhore për odat profesionale. Me këtë rast, u zgjodh Këshilli nismëtar për themelimin e...

27 Sht 2011 Hits:204

Në Prishtinë po mbahet Konferenca ndërkombëtare për Politikat profesionale dhe edukimin klinik

Në Prishtinë po mbahet  Konferenca ndërkombëtare për Politikat profesionale dhe edukimin klinik

Ministri Ferid Agani tha se kjo konferencë vjen në kohën më të mirë të mundshme, në kohën kur Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë pas dymbëdhjetë vjetësh, ka arritur marrëveshje me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, për mbështetje reformave në shëndetësinë kosovare, e para së gjithash Projektligjit për Sigurime Shëndetësore dhe krijimit të Fondit të Sigurimeve. Prishtinë, 26. 09. 2011 Organizuar nga Asociacioni i Mjekëve Gjermanë  ( Bundesarztekammer )  dhe Qendra Klinike Universitare e Manhajmit në  Gjermani ( University Medical Centre of Mannheim, Germany), mbështetur nga Fondacioni “Hans-Neuffer-Stiftung” dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës sot në Prishtinë...

27 Sht 2011 Hits:208

Ministri Agani: Bisedimet me Bankën Botërore i hapën rrugë reformës në shëndetësi

Ministri Agani: Bisedimet me Bankën Botërore i hapën rrugë reformës në shëndetësi

  “Bisedimet me BB  dhe FMN-në kanë qenë bisedime shumë të rëndësishme, të cilat me përfundimet e tyre, i kanë hapur qartë rrugën reformës së shërbimeve shëndetësore në vend, gjegjësisht miratimit të dy projektligjeve: Projektligjit për Shëndetësi dhe Projektligjit për Sigurime Shëndetësore”, tha Ministri Agani Prishtinë, 16.09. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, tha sot se bisedimet e këtyre ditëve të Ministrisë me delegacionet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë hapur rrugë reformës legjislative në shëndetësi, gjegjësisht procedimit dhe miratimit të dy projektligjeve reformuese: Ligjit për Shëndetësi dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore. “Bisedimet me BB ...

16 Sht 2011 Hits:217

Lideri i PD-së i shoqëruar nga anatarët e Kryesisë mban takim në Degën e Gjakovë

Lideri i PD-së i shoqëruar nga anatarët e Kryesisë mban takim në Degën e Gjakovë

Gjakovë,15.09.2011 Kryesia e degës së PD-së në Gjakovë kishte kënaqësinë,që të mbajë sot një takim në të cilin ishin të pranishëm: Kryetari Dr.F.Agani, njëherit Ministër i Shëndetësisë, Akademik F. Mehdiu, Prof.Qeram Telqiu, Prof.S. Haxhijaha,Q. Hasani.A. Klinaku,dhe M.Berisha. Takimi u hap nga Kryetari i degës së PD-së në Gjakovë B. Bokshi,i cili pasi përshëndeti dhe falenderoj mysafirët nga qendra,që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre përkundër agjendës së ngjeshur dhe angazhimeve të shumta, në fjalën e tij ai i njoftoj të pranishnit shkurtimisht rreth zgjedhjeve në nëndegë,themelimin e një nëndege të re, si dhe për punën që është duke u bërë në këtë...

16 Sht 2011 Hits:212

Ministri Agani takon kreun e Universitetit të Dartmouthit dhe atë të AUK-ut

Ministri Agani takon kreun e Universitetit të Dartmouthit dhe atë të AUK-ut

Prishtinë, 13. 09. 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në një takim një delegacion të Universitetit të Dartmouthit (SHBA) dhe të Universitetit Amerikan në Kosovës (AUK), të kryesuar nga Carol Folt, drejtor ekzekutiv i Universitetit të Dartmouthit  dhe Christopher Hall, president dhe kryeshef ekzekutiv i AUK-ut. Gjatë takimit u shqyrtuan modalitetet e bashkëpunimit midis MSh-së me Universitetin e Dartmouthit dhe AUK-ut në lëmin e edukimit mjekësor dhe aftësimit profesional. Ministri Agani vlerësoi se ekziston një nevojë imediate për themelimin e një Fakultetit të Shkencave Mjekësore për bashkëpunim me Universitetin e Dartmouthit si dhe nevoja për zhvillimin e...

14 Sht 2011 Hits:240

Ministri Agani: Reformat në shëndetësi do të sjellin rezultate edhe në farmaceutikë

Ministri Agani: Reformat në shëndetësi do të sjellin rezultate edhe në farmaceutikë

Prishtinë, 10. 09. 2011 Nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe organizuar nga Shoqata Farmaceutike e Kosovës sot në Prishtinë u mbajt seminari me temën : “Strategjia Nacionale në Sektorin farmaceutik”. Pjesëmarrësit e seminarit i ka përshëndetur Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, i cili ka vlerësuar se farmacia si sekctor e ka vlerën e vet të jashtëzakonshme dhe pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohet tani, shumë shpejt ky sektor në Kosovë do ta marr veten dhe do të bëhet i respektuar sikur ishte para luftës, kur konsiderohej sektori më i rregulluar. Ministri Agani tha se kjo...

10 Sht 2011 Hits:238

Kumtesë për media - 9 shtator 2011

Kumtesë për media - 9 shtator 2011

Kumtesë për media Prishtinë, 9 shtator 2011 Kryesia e Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur me datë 09.09.11 shqyrtoi situatën politike në vend dhe përkitazi më këtë njëzëri miratoi konkluzat si në vijim: 1. PD shprehë vendosmërin e saj të paluhatshme që në themelet e shtet-ndërtimit të vihet respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive të njeriut, të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e vendit. Në këtë drejtim, PD kërkon që Qeveria të sigurojë të drejtën kushtetuese për manifestimin publik të bindjeve fetare dhe të ndërpres të gjitha shkeljet e ligjeve në këtë aspekt, veçanërisht kur është në...

09 Sht 2011 Hits:267

Konferencë për media, 6 shtator 2011

Konferencë për media, 6 shtator 2011

  Arsimimi parauniversitarkonferencë për media     Urim me shqetsime.... Komisioni për arsim i  PD-ës, përcjellë me interesim të veçantë zhvillimet arsimoreedukative në institucionet e Kosovës, si në ato publike ashtu dhe ato private. Për ne nuk kadallim shkolla publike nga ajo private nga arsyeja se në të gjitha ato janë fëmijët tanë. Ata janëgarancë e Kosovës, për të cilët ky popull gjithmonë ka sakrifikuar që ajo pjesë e trupit dhe e jetëstonë të rritet, të edukohet, të arsimohet dhe të ndihet sikur tërë moshatarët e tyre në vend, në Evropë dhe në botë. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011/2012, fillimisht...

06 Sht 2011 Hits:269

Ministri Agani priti Alexis Goosdeel nga EMCDDA-së

Ministri Agani priti Alexis Goosdeel nga EMCDDA-së

Në takimin midis ministrit Agani dhe z. Alexis Goosdeel nga Qendra Evropiane e Monitorimit të Përdorimit të Drogave dhe Substancave psiko-aktive , është biseduar për bashkëpunimin dhe hapat për themelimin e Observatorit Nacional për monitorimin e përdorimit të substancave psiko-aktive në Kosovë   Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në takim z. Alexis Goosdeel nga Qendra Evropiane e Monitorimit të Përdorimit të Drogave dhe Substancave psiko-aktive (EMCDDA), me bashkëpunëtorë. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e filluar midis Kosovës me këtë qendër me seli në Lisbonë...

06 Sht 2011 Hits:196

Ministri Agani takoi ekspertë italian të fushës së sigurimeve shëndetësore

Ministri Agani takoi ekspertë italian të fushës së sigurimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në takim Niccolo Persiani, udhëheqës i Ekipit të ekspertëve nga Italia , që janë duke punuar në reformën e sistemit të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga Tritan Shehu, shef i Komisionit për Shëndetësi dhe Punë dhe Mirëqenie Sociale të Parlamentit të Shqipërisë. Në takim u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit në lëmin e themelimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe reformës së sistemit shëndetësor në vend.Gjatë bisedës u konstatuan shumë pikëpamje të përbashkëta dhe mundësi për bashkëpunimin që pritet se do të fillojnë...

03 Sht 2011 Hits:251

Kosova e Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Kosova e Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Me konstatimin se midis Kosovës e Shqipërisë ekziston si asnjëherë më parë një klimë e inspirimit reformues në shëndetësi, ministrat Ferid Agani e Petrit Vasili i konfirmuan njëri-tjetrit mbështetjen e plotë për sistemin e reformave dhe krijimin e hapësirave të reja të bashkëpunimit midis dy vendeve         Ministrat e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, Ferid Agani e Petrit Vasili shprehën sot në Prishtinë përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në shëndetësi.Me konstatimin se midis dy shteteve ekziston si asnjëherë më parë një klimë e inspirimit reformues në shëndetësi, ministrat Agani e Vasili i konfirmuan njëri-tjetrit...

03 Sht 2011 Hits:206

Ministri Agani nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit me CDF-Prishtinë ( Community Development Found)

Ministri Agani nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit me CDF-Prishtinë ( Community Development Found)

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe drejtori ekzekutiv i OJQ vendore CDF-Prishtinë, zonj.Nermin Mahmuti, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit midis Ministrisë dhe CDF-Prishtinë.Memorandumi ka për qëllim të vendosë një bashkëpunim të nirëfilltë midis MSH dhe CDF për vazhdimësinë e zbatimit të programit për HIV/AIDS të raundit të shtatë të Fondit Global që lufton HIV/AIDS, tuberkulozin dhe malarien.Gjithashtu është nënshkruar edhe Memorandumi i mirwkuptimit në mes të MSH dhe CDF-Prishtinë lidhur me vazhdimësinë e zbatimit të programit për Tuberkuloz të raundit të nëntë të Fondit Global që lufton HIV/AIDS, tuberkulozin dhe malarien.Ministri Agani premtoi për një mbështetje...

31 Gus 2011 Hits:245

Urime festa e Fiter Bajramit

    Me rastin e festës së madhe të Fiter Bajramit, uroj Myftiun e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe bashkëkombësit e besimit Islam me dëshirat më të mira për mirëqenien personale dhe të familjeve të tyre. Me shëndet dhe Fat!Kryetari i PD-sëFerid Agani    

31 Gus 2011 Hits:253

PD shtron iftar të përbashkët

PD shtron iftar të përbashkët

Të enjtën më 25 gusht 2011, Partia e Drejtësisë shtroi iftar për personalitetet e larta politike e fetare, intelektual, artist, organizatat joqeveritare, strukturat partiake të vendit. I pranimesh ishte edhe kryeministri I Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaqi, myftiu I Republikës së Kosovës z.Naim Tërnava, zëvendëskryeministër Behxhet Pacolli, deputet, ambasadroja e Turqisë në Kosovë respektivisht ambasadori shqiptar në Turqi. Kryetari I PD-së, njëkohesisht edhe ministër I shëndetësisë, z.Ferid Agani, falenderojë të pranishmit për pjesëmarrjen në iftar, duke kujtuar vlerat komëtare e fetare të popullit shqiptar, dhe angazhimin drejt strukturave të BE-së dhe NATO-së. Të pranishmëve ju drejtua edhe myftiu z.Tërnava, dhe kryeministri z.Thaqi, me...

29 Gus 2011 Hits:299

Iftar në degën e Gjakovës

Iftar në degën e Gjakovës

Partia e Drejtësisë-Dega në Gjakovë, të shtunën me 27 gusht 2011 për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi iftar në të cilën pos liderit të PD-së, njëherit Minister i Shëndetësisë Dr.Ferid Aganit, anëtarëve të Kryesisë në nivel qendrorë dhe udhëheqësve të disa prej degëve ku shtrihet PD-ja, me pjesëmarrjen e tyre na nderuan edhe zv.Ministri për Planifikim Hapësinor Shpetim Rudi, përfaqësues të subjekteve politike të komunës së Gjakovës, përfaqësues të Sh.I. Jakova”, përfaqësues të institucioneve arsimore, shëndetësore, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, imam të xhamive të ndryshme, besimtarë, përfaqësues të mediave, intelektualë, afaristë që veprojnë...

27 Gus 2011 Hits:182

Vizioni Rinor i PD-së mbledhje dhe iftar me strukturat e saj

Vizioni Rinor i PD-së mbledhje dhe iftar me strukturat e saj

Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë ditën e hënë me datë mbajti mbledhjen e saj me kryesitë e degëve të Vizionit Rinor ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës: Informim për aktualitetet polike në vend, Informim për punën në Kuvend dhe MSH, diskutim për gjendjen e V.R. si dhe të ndryshme. Të rinjët e PD-së nga nënkryetari i PD-së u informuan për zhvillimet politike dhe për punën në Kuvendin e Kosovës, nga Këshilltarët e Ministrit Agani, Majkovci dhe Klinaku u informuan për punën në Ministrinë e Shëndetësisë. Pas kësaj u diskutua për pikën qëndrore të mbledhjes për gjendjen e...

21 Gus 2011 Hits:300

Ministri Agani takon znj.Jane Armitage

Ministri Agani takon znj.Jane Armitage

E mërkurë, 17 gusht 2011 Ministri Agani gjatë vizitës së tij në SHBA,zhvilloi takim pune me Znj.Jane Armitage, Drejtore dhe Kordinatore Regjionale për Evropë dhe regjionin e Azisë Qendrore, në selinë e Bankës Botërore në Washington Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, Ministri i Shëndetësisë Dr. Ferid Agani sot zhvilloi takim pune me Znj. Jane Armitage, Drejtore dhe Koordinatore Regjionale për Evropë dhe regjionin e Azisë  Qendrore, në selinë e Bankës Botërore në Washington DC, SHBA, me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit Ministri Agani e njoftoi zonjën Armitage për aktivitetet përgatitore të cilat është duke i bërë...

17 Gus 2011 Hits:236

Partia e Drejtësisë nis zgjedhjet e përgjithshme

Partia e Drejtësisë nis zgjedhjet e përgjithshme

Në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Partisë së Drejtësisë të mbajtur me datë 05.08.2011 u shqyrtua dhe u miratua programi për realizimin e zgjedhjeve të përgjitshme në parti. Ky program për realizmin e zgjedhjeve parasheh arritshmërinë e synimeve statutore në një dinamikë të ngjeshur të zgjedhjeve në nëndegë deri me 20 Shtator 2011, për zgjedhjet në degë deri me 20 Tetor 2011, kurse për Kuvendin zgjedhor të PD-së në Nëntor 2011. Njëkohësisht kryesia e partisë miratoj shtabin zgjedhor i cili do të facilitoj procesin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti. Akademik Feti Mhediu u zgjodh shef i shtabit...

12 Gus 2011 Hits:283

Ministri Agani në vizitë zyrtare në SHBA

Ministri Agani në vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë, 10 gusht 2011 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA me ftesën e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror me shtetin Iowa.Gjatë ditës së djeshme ministri Agani realizoi takime në laboratorët shtetërore për kontrollin e ujit, ushqimit dhe mjedisit, si dhe u njoftua me programin e ekzaminimeve sistematike kontrolluese të porsalindurve, si dhe punën e Departamentit të ekzaminimeve mjeko-ligjore.Në vazhdim të vizitës së tij ministri Ferid Agani do të vizitojë Departamentin e Shëndetit...

10 Gus 2011 Hits:236

Iftari i Këshillit Drejtues të Partisë së Drejtësisë

Iftari i Këshillit Drejtues të Partisë së Drejtësisë

Prishtinë, 02.08.2011 Me rastin e ardhjes së muajit të madhërishem të Ramazanit Partia e Drejtësisë shtroi iftar për Këshillin Drejtues të saj si organi më i lartë vendimarrës. Duke u lutur që Zoti i madhërishëm të u pranoj agjërimin dhe ibadetet zyrtarët e partisë e filluan iftarin. I cili pos diskutimeve të kenaqshme u përcoll me faljen e përbashkët të teravisë në xhamin e madhe në Prishtinë.

04 Gus 2011 Hits:521

Mbledhja e radhës e kryesisë së Partisë së Drejtësisë

Mbledhja e radhës e kryesisë së Partisë së Drejtësisë

Ditën e shtune me datë 30 Korik 2011 u mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së Partisë së Drejtësisë. Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u analizua seriozisht koalizioni parazgjedhor dhe ai qeverises. Po ashtu edhe u përshëndetën të arriturat e shumta të stafit të PD-së në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për situatën në veri të vedit anëtarët e kryesisë së  PD-së njëzëri e dënuan dhunën e ushtruar nga banorët serb të asaj ane dhe mbështetën vendimin e qeverisë për ushtrimin e kushtetutshmërisë në tërë teritorin e vendit. Deputët e PD-së prezantuan para kryesisë së partisë angazhimin dhe punën e tyre në Kuvendin e Republikës së...

04 Gus 2011 Hits:409

Urime muaji i shenjt i Ramazanit

Partia e Drejtësisë ia uron muajin e shenjtë të Ramazanit, kryesisë dhe Kryetarit te Bashkësisë Islame të Kosovës myftiut Naim Tërrnava dhe gjithë besimtarëve të fesë Islame, duke u dëshiruar shëndet, paqe, suksese, përkushtim, devotshmëri dhe lumturi në familjet e tyre. Dashtë Zoti i madhërishëm që përkushtimi dhe devotshmëria e manifestuar gjatë këtij muaji të jetë pranuar nga Krijuesi Mëshirëplotë. Lusim Zotin që vlerat e mirëfillta të popullit tonë ta përcjellin edhe shtetin tonë. Përgëzimet më të sinqerta! Kryetari i PD-së Dr. Ferid Agani

31 Kor 2011 Hits:249

Fjalimi i nënkryetarit Svirca deputetit i Kuvendit të Kosovës gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për Arsim Parauniversitar në seancën plenare, 08.07.11.

Fjalimi i nënkryetarit Svirca deputetit i Kuvendit të Kosovës gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për Arsim Parauniversitar në seancën plenare, 08.07.11.

Në emër të grupit parlamentar Koalicioni për Kosovë të re: Jeton Svirca, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. I nderuar kryetar, I nderuar kabinet qeveritarë, Të nderuar kolegë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës; Tani jemi duke e bërë leximin e parë të projektligjit për Arsimin Parauniversitar qëllimi i të cilit është që të rregullojë edukimin, arsimin dhe aftësimin parauniversitar nga niveli 0 deri në 4 i ISCED-it duke përfshirë arsimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rriturve që marrin kualifikime në këto nivele. Duke e përshëndetur paraqitjen e këtij projektligji për miratim në Kuvendin e Kosovës, Grupi...

08 Kor 2011 Hits:380

Fjalimi i deputetit Gëzim Kelmendi gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për Arsim Parauniversitar në seancën plenare, 08.07.11.

Fjalimi i deputetit Gëzim Kelmendi gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për Arsim Parauniversitar në seancën plenare, 08.07.11.

I nderuari kryesues, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputet, Ne sot para vetës kemi shqyrtimin e parë të projektligjit për arsimin parauniversitar. Padyshim se ky projektligj është ndër më të rëndësishmit, ngase ka për bazë arsimimin e brezave të rinj, konkretisht ardhmërisë së vendit tonë. As moszhvillimi ekonomik i vendit nuk ka pasoja më të mëdha për vendin tonë se sa edukimi dhe arsimimi jo i mirëfilltë i fëmijëve tanë. Edhe pse në këtë projekt ligj nuk i është kushtuar rëndësi komponentës edukative por kryesisht asaj arsimore, duhet te jemi koshient dhe shumë të kujdesshem se çka po i ofrojmë fëmijëve tanë. Në projektligjin qe...

07 Kor 2011 Hits:414

Konferencë për media, 25.06.11

Konferencë për media, 25.06.11

Në konferencën e mbajtur për media të Partisë së Drejtësisë opinionit ju drejtuan Jeton Svirca Nënkryetar i Partisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe Gëzim Kelmendi anëtarë i kryesisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Konferencën e udhëhoqi nënkryetari Svirca, i cili ndër të tjera opinionit ju drejtua në lidhje me: Partia e Drejtësisë mbështet në mënyrë të përsëritur kërkesën e kamotshme të besimtarëve mysliman për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame dhe Xhamisë së madhe në Prishtinë, si kërkesë plotësisht të drejtë dhe demokratike, duke kritikuar organet përgjegjëse për neglizhencë të palejueshme në këtë drejtim, që solli...

25 Qer 2011 Hits:297

DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE - NJË QERSHORI

DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE - NJË QERSHORI

Vizioni Rinor i Degës së PD-së në Gjakovë, në vazhdën e aktiviteteve për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizoi Turneun e Futbollit për fëmijë me moton: “MENDJA E SHËNDOSHË NË TRUP TË SHËNDOSHË” (ngase, çdo shoqëri ka nevojë për një komunitet më të shëndoshë, për një mjedis më të mire dhe një zhvillim më të qëndrueshëm, apo duke rritur fëmijë të shëndetshëm, të edukuar dhe të arsimuar, do të rrisim perspektiven e zhvillimeve kombëtare). Ky është viti i dytë radhazi që organizohet një aktivitet i tillë dhe ju kushtohet fëmijëve, me qëllim të shënimit të kësaj dite si...

13 Qer 2011 Hits:323

ZBATIMI I MASAVE LIGJORE KUNDËR DUHANIT

ZBATIMI I MASAVE LIGJORE KUNDËR DUHANIT

Me rastin e 31 Majit – Ditës Botërore pa Duhan, OJQ Mileniumi i Ri dhe Universiteti ILIRIA mbajtën debatin me temën “Zbatimi i Masave Ligjore Kundër Duhanit”. Debati u mbajt në ambientet e universitetit. Në cilësinë e panelistëve folën Abdullah Klinaku këshilltar ligjor i ministrit të shëndetësisë, Genc Prelvukaj këshilltar politik i ministrit të kulturës rinisë dhe sporteve, Dr. Jusuf Dedushaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Dr. Hafiz Halili shef i inspektoratit sanitar në komunën e Prishtinës dhe Dr. Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, debatin e moderoi dhe udhëhoqi z. Arbër Reçi Sekretar i Përgjithshëm i...

03 Qer 2011 Hits:380

15 Maj- Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maj- Dita Ndërkombëtare e Familjes

Vizioni i Gruas dhe Vizioni Rinor i degës së PD-së në Gjakovë me rastin e kësaj dite të shënuar, duke u bazuar në gjendjen e vështirë ekonomiko-sociale që mbretëron në Kosovë e cila aktualisht ka normën më të ulët të ardhurave për kokë banori, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë dhe pozitën e palakmueshme të shumë familjeve në komunën e Gjakovës, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre jetojnë nën minimumin jetik, organizuan aktivitetin e radhës me karakter humanitar: “Për familje më të lumtura”. Në kuadër të këtij aktiviteti u realizua shpërndarja e ndihmave humanitare, duke përfshirë...

25 Maj 2011 Hits:535

Partia e Drejtësisë uron 7 marsin ditën e mësuesit, si dhe 8 marsin ditën e gruas

Në emër të Partisë së Drejtësisë, anëtarëve dhe përkrahësve të saj, kryetari dhe kryesia e PD-së i urojnë mësuesit kosovar 7 marsin, ditë e cila na kujton sakrificën dhe flijimin e mësuesve tanë për çështjet madhore të kombit, siç është pavarësia e Kosovës dhe ngritja intelektuale e gjeneratave të reja. Po ashtu nënkryetarja e PD-së për Çështje të Gruas znj.Ymrane Raifi në emër të grave të PD-së në përgjithësi uron edhe ditën e femrës, 8 marsin, ku njëherit bëjmë thirrje që të ketë respektim më të madh të të drejtave të femrës, pasi që ende kjo dukuri vazhdon të jetë brengosëse...

10 Mar 2011 Hits:400

Kryetari i PD-së Prof.Dr.Ferid Agani filloi punën në krye të MSH-së

Kryetari i PD-së Prof.Dr.Ferid Agani filloi punën në krye të MSH-së

Prishtinë, 23 shkurt 2011 Ministri i ri i Shëndetësisë, dr. Ferid Agani nisi sot punën e tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës. Ai është pritur sot pasdite në MSh nga Zëvendësministri Nemanja Vujoviq, Sekretari i Përhershëm dr. Ilir Tolaj dhe nga stafi civil i Ministrisë, që i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe sukses në punën e tij. Me fjalët se është kthyer në shtëpinë e tij të vjetër, Ministri Agani tha se e njeh nga brenda shumë mirë sistemin shëndetësor të Kosovës, të cilit tha i duhen reforma sistematike, duke filluar me reforma...

24 Shk 2011 Hits:487

Urime tre vjetori i Pavarësisë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Të nderuar anëtarë të Partisë së Drejtësisë, Urime të përzemërta me rastin e tre vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndjenjat e krenarisë dhe kënaqësisë sublime që përmbushën mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari me 17 shkurt 2008 janë njëjtë të fuqishme dhe vazhdojnë të drejtojnë synimet dhe veprimet e çdonjërit prej nesh. Lusim Zotin e madhërishëm që të udhëzojë udhëheqjen e Kosovës, Partinë e Drejtësisë, dhe të gjitha subjektet e tjera politike, për veprime të matura dhe të guximshme në drejtim të sendërtimit të shtetësisë së Kosovës.

17 Shk 2011 Hits:412

PREVALLA 2011

PREVALLA 2011

E diel, 30.01.2011 Në vazhdën e aktiviteteve Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë në Gjakovë organizoi kampingun njëditor - “Prevalla 2011”. Në këtë aktivitet pos anëtarëve të PD-së dega në Gjakovë me pjesëmarrjen e tyre na nderuan edhe anëtarët e Kryesisë nga qendra, anëtarët e V.R. nga disa degë ku shtrihet PD-ja si dhe mysafirë nga Shqipëria. Në agjendën e kësaj dite ishte paraparë një takim, të cilën e hapi ushtruesi i detyrës së Kryetarit të V.R në Gjakovë Mirlind Kumnova, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj anëtarët e PD-së për përkrahjen ftoj në një fjalë rasti...

10 Shk 2011 Hits:602

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.