Degët e PD-së - Zgjedhjet 2009
Struktura
Delegatët
|
Partia e Drejtësisë
|
Koalicioi për Kosovë të Re, tryezë: “Sistemi shëndetësor dhe çështjet sociale” |
|
|
|
|
Në kuadër të tryezave të mbajtura nga Koalicioni për Kosovë të Re, nën moton “Debate mbi çështjet jetike për Kosovën” u mbajt tryeza e radhës me temën “Sistemi shëndetësor dhe çështjet sociale”.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli tha se këto janë dy fusha të rëndësishme që asnjëherë shteti nuk u ka bërë zgjidhje, por vetë ka qenë stimulues i kësaj gjendjeje.
Në lidhje me sistemin shëndetësor në Kosovë, organizimin, mangësitë dhe perspektivat për të ardhmen, doktoresha Drita Mekuli tha se Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka 2293 punëtorë shëndetësorë, ku përfshihen edhe shërbime përcjellëse, 567 punëtorë joshëndetësorë. Ndërsa për pagat e tyre tha se drejtorit eksekutiv me rrogën prej 670 euro, i nevojiten 7 muaj për ta fituar rrogën që merr drejtori në Postë Telekomin e Kosovës, ndërsa ekspertit me kualifikim i nevojitet një vit për këtë. Ajo po ashtu shpjegoi mbi rëndësinë e motivimit të punëtorëve shëndetësorë, ligjit për sigurime shëndetësore, decentralizimit të QKUK, investimit në infrastrukturë, zgjerimit të parkingjeve në QKUK, ndërtimin e më shumë poliklinikave, zgjerimin e punës në qendrat diagnostike, etj. Mbi dobësitë dhe gjendjen e rëndë në QKUK tha se askund në botë nuk ndodhë që pacienti për dializë të ngjitet në katin e katërt, në mungesë të punës së ashensorit, se asnjëherë Sindikata s’ka dhënë para për rastet e sëmundjeve tek pacientët, etj. Dr. Mekuli shtoi se qenësore është edhe zbulimi i formave të ndryshme të korrpusionit, reformimi i Fakultetit të Mjekësisë, përkushtimi ndaj punës shkencore, cilësisë dhe origjinalitetit të saj, regjistrimin nacional të sëmundjeve gjatë regjistrimit të popullsisë, edukimin shëndetësor, ndërlidhja e mediave me shëndetin dhe çështjet sociale.
|
|
Lexo më shumë...
|
|
|
Partia e Drejtësisë
Komunikatë për media
30 Nëntor 2010
1. Në mbledhjen e mbajtur me 29 Nëntor 2010, Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë mbështeti fuqishëm aktivitetet dhe vendimet e Kryetarit dhe Kryesisë së PD-së në procesin parazgjedhor 2010.
2. Këshilli Drejtues i PD mbështeti vendimet e Kryesisë së PD-së dhe për shkak të veprimeve kundër – statutore, shkarkoi nga rradhët e tij ish nënkryetarin e PD-së dhe ish Kryetarin e degës së PD në Prizren Munir Basha si dhe ish anëtarin e Kryesis së PD-së në Prizren Shend Kabashi.
3. Për shkak të veprimeve jostatutore, që ishin në kundërshtim të plotë me interesat e partisë, Këshilli Drejtues i PD pezulloi Kryesin e degës në Prizren, deri në Kuvendin zgjedhor të degës që do të mbahet pas zgjedhjeve 2010.
4. Këshilli Drejtues i PD-së ftoi gjithë anëtarësin dhe simpatizantët e PD-së që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet 2010 dhe të mbështesin Koalicionin për Kosovë të Re, pjesë e të cilit është PD. |
|
Konferencë për media e PD-së |
|
|
|
|

Prishtinë, 28.11.10 Në konferencën e rregullt për media të Partisë së Drejtësisë opinionit ju drejtuan Amir Ahmeti Nënkryetar i Partisë, i cili ndër të tjera opinionit ju drejtua në lidhje me:
- Partia e Drejtësisë uron gjithë popullin Shqiptarë me rastin e Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, me dëshirat që kombi Shqiptarë të prosperoj i bashkuar në vepra të përbashkëta dhe jo fjalë.
- Partia e Drejtesise vlereson se marreveshja e nenshkruar nga kryetari i pezulluar i deges se Prizrenit Munir Basha, eshte marreveshje individuale dhe nuk reflekton vullnetin e anetaresise së degës atje dhe si e tille, kjo marrëveshje, nuk paraqet dokument që në çfarëdo mënyre e obligon Partinë e Drejtësisë. Z. Basha edhe ashtu ka qene i pezulluar nga Partia e Drejtesise tashme tri jave s'bashku me disa bashkepunetore te tij qe per interesa ekskluzivisht personale vetem se nuk iu pelqeu vendi ku partia i shihte ne listen e saj zgjedhore ata dezertuan dhe tani turpshem kerkojne qe te mos votohet Partia e Drejtesise. PD fton elektoratin e saj, që në zgjedhjet e 12 Dhjetorit të mbështes koalicionin parazgjedhor “Për Kosovë të Re”, koalicion ky që do të reflektoj perspektivë politike, sociale, dhe ekonomike për vendin tonë.
|
|
“Bujqësia, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës” |
|
|
|
|

Në vazhdën e tryezave të “Koalicionit për Kosovën” të përbërë nga partitë AKR-PD-PSD-PPK-PPI-PGJ dhe nga grupi i ekspertëve E15 me anëtarë të këtij koalicioni, që janë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe me përfaqësues të jetës akademike, mediave dhe shoqërisë civile, u shtrua çështja e zhvillimit të bujqësisë.
Në kuadër të temës “Bujqësia, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ndër të tjera u fol në lidhje me disa aspekte të zhvillimit të këtij sektori, si stimulimi i konsumit të prodhimeve vendore, standardizimin e produkteve, rritjen e eksportit, etj. Në këtë debat po ashtu u fol mbi nevojën e shfytëzimit racional të sipërfaqeve bujqësore, rrezikun e degradimit të sipërfaqeve bujqësore, dhe të zvogëlimit të fondit të tokave dhe arave.
|
|
Lexo më shumë...
|
|
Konferencë për media e PD-së |
|
|
|
|

Prishtinë, 21.11.10 Në konferencën e rregullt për media të Partisë së Drejtësisë opinionit ju drejtuan Amir Ahmeti Nënkryetar i Partisë, Qeram Telqiu anëtarë i kryesisë si dhe Kastriot Bujupi anëtarë i kryesisë. Konferencën e udhëhoqi nënkryetari Ahmeti, i cili ndër të tjera opinionit ju drejtua në lidhje me:
- Fillim i suksesshëm i koalicionit për Kosovë të re
- Realizimi i plotë i koncepteve programore të partisë së drejtësisë
- Poli i shumë pritur dhe i shumë nevojshëm i qendrës në skenën politike të vendit që garanton:
· Zhvillim të fuqishëm ekonomik;
· Fuqizim të vlerave tradicionale etike dhe morale të shoqërisë;
· Sundim të rendit dhe ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit kushtetues në çdo cep të vendit; dhe
· Globalizimin e Kosovës si pjesë e organizatës së kombeve të bashkuara, familjes së shteteve të bashkësisë Evropiane, Nato-s, dhe organizatave të tjera globale ndërkombëtare
|
|
Lexo më shumë...
|
|
|
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL |
|
|
Marketing

Transkriptet e kuvendareve të PD-së
|